280 nxënës nga 25 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Durrësit zhvilluan këto ditë kampionatin e 6-të të shahut, organizuar nga Qendra kulturore e fëmijëve.
Në ceremoninë e hapjes morri pjesë edhe Mjeshtri ndërkombëtar i shahut Fatos Mu[a, i cili kreu lëvizjen e parë të turneut.
Përgjegjësi i sektorit të sporteve në QKF, Arjan Plaku, tha se vajzat dhe djemtë pjesmarrës u ndanë në tre kategori sipas klasave.
Në fund të kampionatit në vendet e para u klasifikuan Elisa Isufi, Rozana Mustafa dhe Denada Bregu, ndërsa për djemtë Lis Goreja, Enkeled Halipaj dhe Alket Çaushi. Shkollat ""Vin[ens Prendushi", "Demokracia"dhe "Turgut Ozal" kishin më shumë fitues në radhët e ekipeve të tyre përfaqësuese.
Kampionati që u zhvillua në sallat e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu" të qytetit bregdetar u monitorua nga Mjeshtri i madh ndërkombëtar, Harallamb Boshku./ATSH/
/Shqiptarja.com