TIRANE, 10 dhjetor /ATSH/. - Lionel Messi e Cristiano në 11-shen e më të mirëve ne Evrope.
Tregolëshi i Lionel Messit kundër Espanyolit e ka bërë atë lojtarin me paraqitjen më të mirë në Evropë gjatë fundjavës së kaluar, shkruan gazeta Express.
Messi zë vend në 11-shen më të mirë evropiane për sfidat e fundjavës, ashtu si Cristiano Ronaldo i Real Madridit.
Bashkë me portugezin në sulm gjendet edhe Beauvue, teksa në mesfushë janë Barnetta, Payet e Cheryshev.
Në mbrojtjen më të mirë janë Hutton, Skrtel, Celber dhe Amavi, teksa portier është Lecomte. Përzgjedhjen e ka bërë Whoscored.com. /a.ke/








