TIRANË, 14 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Sivjet në garën ndërkombëtare të shumëpritur "Lovcen" 2015, - Cetinje, Mal te Zi, e cila mbahet sipas kalendarit të FIA-CEZ (Kampionati Evropian i Evropes Qendrore), në garat malore disiplina Hillclimb, për herë të parë një garues me licencë ndërkombëtare përfaqësoi shqiptarët në këtë sport dhe arrin suksesin maksimal - vendin e parë.
Edicioni 32-të i një prej garave me prestigjioze në rajon, është mbajtur në këtë wikend me 11 dhe 12 korrik, me shumë pjesëmarrës nga Mali i Zi dhe rajoni. Këtë vit gara malore "Lovcen" i është kushtuar garuesit legjendar malalez, Franjo Kuncer, i cili ndrroi jetë një javë më parë.
Rruga për në malin e Lovcenit është 12.8 kilometra e gjatë. Ajo është një nga më të kërkuarat në rajon e më gjerë, për shkak se për të gjithë shoferët paraqet një sfidë të veçantë. Kursi ka një total prej 165 kthesash dhe ndryshimin në lartësi mbi-detare prej 600 metrave. Rekordi i xhiros për ngjitjen më të shpejtë është i të ndjerit, Franjo Kuncer, me kohën 7 min, 40 sek e 504 te qindat.

Garuesi shqiptar Shkelzen Lajqi me Lancerin e tij të pregatitur për gara malore EVO IX Grupa N3000, këtë vit me licencë ndërkombëtare të Federatës Shqiptare të Automobilizmit - ACA, ka shfrytëzuar mundësinë që Shqiperisë i jepet e drejta të ketë garues zyrtar në këtë kampionat për herë të pare.
Megjithëse gara sfiduese si në aspektin teknik-sportiv dhe në atë emonicional, për kohën më të shpejtë të Divizionit 1, Grupi N deri ne 3000 ccm, garuesi shqiptar arriti të zërë vendin e parë me përshkrim të shtegut prej 12.8 kilometrave për 8 min, 22 sek e 93 qindat.
Vlen të theksohet se garuesi me shtetesi kosovare, Shkelzen Lajqi, është dy herë kampion në Mal të zi, dhe nënkampion i kupës FIA-CEZ për vitin 2008, me veturën Honda, një klase më të vogël, Type-R, Grupa N2000 ccm.
Garuesi Lajqi, i cili për herë të parë mban licencën shqiptare, pas garës mbeti pa fjale, kur pa se ishte i pari në listen përfundimtare të Divizionit të parë. Ai tha se "Ishte thjesht një garë e papërshkrueshme me fjalë dhe një emocion i fortë kur ke para vetes një veturë të fuqishme si Mitsubishi EVO, e cila mban titullin e Evropës në gara malore". /a.ke/