SPORT/Jose arrin Fergusonin


TIRANË, 14 Dhjetor/ATSH/-Me fitoren e së shtunës kundër Hull City, Jose Mourinho ka arritur një rekord special në Angli.
Ai ka grumbulluar 400 pikë në 174 ndeshje gjatë kohës që ka drejtuar Chelsean, duke lënë prapa legjendën Alex Ferguson dhe shumë trajnerë të tjerë.
Në 174 ndeshje, Special One ka grumbulluar 400 pikë ndërkohë që ka fituar 122 prej këtyre ndeshjeve.
Pas tij vjen Ferguson, i cili ka grumbulluar 400 pikë për 191 ndeshje, ndërsa Arsene Wenger ka grumbulluar kaq pikë në 208 ndeshje.
Një rekord special për Mourinho i cili aktualisht e ka ngjitur Chelsean në vendin e parë në renditje dhe ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Ligën e Kampionëve, duke qenë një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e saj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri