TIRANË, 1 dhjetor /ATSH-AFP/. - Liverpuli i ka ofruar nje kontrate te re kapitenit te tij, Steven Gerrard, ne fund te kontrates aktuale qe perfundon ne fund te sezonit, beri te ditur te henen menaxheri i "Reds", Brendan Rodgers.
"Steven Gerrard i eshte propozuar nje kontrate e re. Kaq mund te them per momentin", deklaroi Brendan Rodgers, i cituar nga BBC.
"Kjo nuk eshte çeshtje parash (...) Deri ne fund te sezonit ai ka mundesine qe te reflektoje" lidhur me nje zgjatje te kontrates se tij, theksoi menaxheri ne nje konference shtypi.
Mesfushori anglez 34-vjeçar ka kaluar gjithe karrieren profesioniste te Liverpuli. Ish-futbollisti i perfaqesueses (114 seleksione), shkoi ne moshen nente vjeçare tek "Reds". "Une dua te vazhdoj qe te luaj. Eshte Liverpuli qe duhet te vendosi", ka deklaruar muaj me pare Gerrard.
Ne kampionatin e Anglise, Gerrard ka fituar te gjitha kompeticionet e mundshme me klubin, duke perfshire edhe Ligen e Kampioneve ne ne 2005. /a.ke/