TIRANE, 22 prill /ATSH/. - Luis Enrique do të vazhdojë të jetë trajneri i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit te Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
"Jemi duke u përmirësuar dhe jemi shumë të kënaqur me punën e Enriques", deklaroi ai për të përditshmen sportive madrilene "AS".
"Do të më pëlqente që Enrique të mbetet me ne, edhe pse ai ka një kontratë andaj nuk ekzistojnë dyshime", u shpreh ai.
Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, është lider në La Liga, nderkohe qe eshte edhe në finalen e Kupes se Mbretit. /a.ke/










