TIRANE, 10 dhjetor /ATSH/. - Roberto Mancini ka besim që Interi do të rikthehet në mesin e më të mirëve. Trajneri i Interit, Roberto Mancini, flet me optimizëm rreth të ardhmes së skuadrës zikaltër, shkruan gazeta Express.





Italiani deklaroi se beson që skuadra e tij shumë shpejt do të rikthehet në majat e futbollit italian dhe evropian. "Ne jemi duke punuar që t'i ndryshojmë gjërat. Kjo është një skuadër e re dhe mund të përmirësohet", deklaroi Mancini.
"Unë jam i bindur se ne mund të rikthehemi në nivelin më të lartë në vitet në vijim", shtoi me tej tekniku italian. /a.ke/