TIRANE, 19 janar /ATSH/. - Mbrojtesi Gerard Pique mund të rikthehet në futbollin anglez, aty ku ka luajtur me pare.





Mediat britanike njoftojnë se qendermbrojtësi i Barcelonës po kërkohet nga Manchester United dhe Celsi.
Pique nuk po arrin të jape maksimumin nën drejtimin e Luis Enriques, duke qenë tejet i pakënaqur me trajtimin e skuadrës ndaj tij.
Mbrojtesi Pique ishte pjesë e Djajve të Kuq para se të bashkohej me Barcelonën në kohën e Pep Guardiolas. /a.ke/