Tiranë, 30 shtator /ATSH-ANSA/- "Ndeshja kundër Juves do të jetë si një finale, duhet të luajme një ndeshje të nivelit të lartë." Kështu e percakton trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ndeshjen e nesërme të Champions në Vicente Calderon, kundër juventinëve.
"Kam respekt të madh për Juven dhe për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve. Është një rival i forte, sepse ka kampionë të mëdhenj. Nuk pres një Juve që mbyllet për të filluar një kundërsulm; është një ekip që luan për të krijuar hapësira", shtoi Simeone./s.gj// a.ke/