TIRANE, 19 janar /ATSH/. - Martin Odegaard është lojtar i ri i skuadrës së Real Madridit.
Ai provoi klubet më të mëdha evropiane, duke u stërvitur me to në një turne që nderrmori kohë më parë.
E, duket se supertalenti norvegjez, Martin Odegaard, e ka ndarë mendjen për skuadrën e tij të re.
Drammens Tidende njofton se Odegaard ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Real Madridi. /a.ke/









