TIRANE, 14 Korrik /ATSH-AFP/. - Sulmuesi holandez, Robin Van Persie, i cili ka luajtur me Manchester United, ka nenshkruar te marten nje kontrate per 3 vjet me klubin turk te Fenerbahçe, para se te prezantohej para me se 10.000 tifozeve.
31-vjeçari (98 seleksione), i cili shkoi ne Turqi te dielen per t'u angazhuar me klubin turk pas e sezonesh me Manchester United, nenshkroi kontraten ne mjediset e stadiumit Sukru Saracoglu, ku ai u prit nga mijera tifoze.
"Une tashme bej pjese ne familjen e Fenerbahçe (...) Une do te bej gjithçka qe te fitoj trofe e Fenerbahçe dhe ju do te jeni te kenaqur", u shpreh sulmuesi ne anglisht. "Tesekkürler (faleminderit) Fenerbahçe", theksoi ai.
Nenkampioni i botes ne 2010 ka luajtur nga sezoni 2012-2013 me Manchester United, ku ka shenuar 58 gola ne 105 ndeshje, duke fituar Premier League ne 2013. Ai ka luajtur me fanellen e klubit londinez te  Arsenalit per tete vjet.
Fenerbahce, qe zuri vendin e dyte ne sezonin e kaluar pas rivaleve te Galatasarait, ka ndermarre nje fushate te fuqishme rekrutimesh per sezonin e ardhshem, duke perfshire edhe portugezin Nani, po nga Manchester United dhe mbrojtesin qendror danez te Lille, Simon Kjaer. /a.ke/