TIRANE, 6 mars /ATSH/. - Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i drejtuar nga presidenti Fadil Vokrri, me 9 mars do të takohet me presidentin e UEFA-së, Michel Platini.
Gazeta Express ben te ditur se "pas shumë takimeve të mëparshme me zyrtarë të lartë të UEFA-s, palët kane rene dakord që të vazhdohet me takime të nivelit të lartë, në mënyrë që të përgatitet FFK-ja për anëtarësim në UEFA, përkatësisht për përgatitjen për aplikim dhe tejkalimin e pengesave ligjore dhe statuore për pranim të FFK-së në këtë institucion", theksohet ne njoftimin e FFK-se.
Kreu i UEFA-s, Michele Platini
Në këtë takim do të bisedohet nder te tjera se si të ndihmohet FFK-ja që të jetë sa më e përgatitur për anëtarësim në UEFA.
Vokrri dhe Platini jane takuar disa here, por asnjëherë zyrtarisht. /a.ke/
 
 
Lexo më shumë: http://www.gazetaexpress.com/sport/vokrri-takohet-me-platinin-85104/#ixzz3TbYTUzHI