Spotet për fushatë, PD: Veliaj ka
përdorur 1 milionë e 144 mijë euro

Spotet për fushatë, PD: Veliaj ka<br />përdorur 1 milionë e 144 mijë euro
TIRANË - Partia Demokratike ka akuzuar kandidatin e majtë për Baashkinë e Tiranës, Erion Veliaj se nuk po bën publike shifrën e vërtetë të shpenzimeve për spotet televizive që ka realizuar.
 
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nëpërmjet një deklarate për mediat  tha se shifra që Veliaj ka përdorur për spote është mesatarisht 1 milionë e 144 mijë euro.
 
Ajo i kërkon kandidatit të majtë që të bëjë publike se nga i vijnë të gjitha paratë për shpenzimet e mëdha që ai po bën, duke thënë se Veliaj i fshihet të vërtetës.
Tabaku tha se përgjigjen më të mirë Veliaj do ta marë nga qytetarët më 21 qershorë.
 
Deklarata e plotë e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku
“Prej 5 ditësh, Erion Veliaj fshihet dhe nuk bën të ditur shifrat e fushatës së tij luksoze. Ai gënjeu publikisht, kur tha se kishte një buxhet prej 108 milionë lekë të vjetra.
Megjithëse u pyet dhe ai vetë tha se do të bëjë transparencë, ende asnjë shifër prej tij. Ne po bëjmë sot publike, milionat e Erion Veliajt për spote televizive.
Qysh se ka nisur zyrtarisht fushata e deri dje në darkë, sipas tarifave zyrtare që kanë paraqitur në KQZ televizionet për kostot e një spoti televiziv, Erion Veliaj ka shpenzuar 1 milionë e 144 mijë euro.
Ky është një çmim mesatar. Shifra është me siguri edhe më e madhe, nëse do të marrim në konsiderata, që ka televizione kombëtare, që kanë tarifime deri në 5 mijë euro një spot në emisionet e tyre të rëndësishme.
Ne nuk po llogarisim këtu miliona euro për zyrat elektorale, banerat e posterat që ka vënë në cdo cep, e me të cilat ka mbuluar edhe ndërtimet pa leje.
Nga vijnë paratë e Erion Veliajt?
Kush është burimi i tyre?
Pse nuk jep shpjegime për lidhjet me rastet e bëra publike deri tani të pastrimit të parave?
Erion Veliaj fshihet, por këto janë fakte për të cilat do të mbajë përgjegjësi, dhe përgjigjen më të mirë do të japin qytetarët e Tiranës me 21 qershor
”.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa