'Sqarojeni se la nam', Vasili dhe Kryemadhi sulmojnë Komisionerin Hahn

'Sqarojeni se la nam', Vasili dhe Kryemadhi sulmojnë Komisionerin Hahn

Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi

Pas takimit të komisionerit për Zgjerim në BE, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama, një reagim ka ardhur nga ana e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me anë të një statusi në Facebook, Kryemadhi shkruan se fjalët e bukura, tryezat e stiluara me simbolet europiane nuk të çojnë në BE.

Sipas saj, e gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjeter vetëm një kopje e strategjisë që ish-ministrja Klajda Gjosha ia ka kërkuar për ta zbatuar. Një tjetër çështje për të cilën komisioneri Hahn u shpreh ishte edhe ligji për magjistratët e rinj.

E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Edhe kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili ka komentuar çështjen e shkollës së magjistraturës së komentuar nga Komisioneri duke u shprehur se “ia futi kot fare”.

Në fakt nuk duhen fare 2/3 e votave por 3/5 e votave. Por nga që ka qënë gjithë ditën me shkollëpakun sot dhe ka dëgjuar e dëgjon vetëm atë, i ngatërroi edhe Hanhi numrat e votave ndaj sqarojeni mor aman se la nam.

Petrit Vasili, deputet

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vloreee: 17/07/2018 20:22

    Hahaha po kjo hahaha ... po kjo tjetra vasilika.... hahaha

    Përgjigju
  • Shtëpia Digjet , Fredi KRIHET: 17/07/2018 20:03

    hahahahahahahahhhhhh! Petrit Vasil HAJDUTI po bën "IRONI" alla Fredi!!!?? Hej ZOT i Madh ç'farë bëhet me këta të MALLKUARIT e LSIsê TRADHTISË , që duan vetëm të VJEDHIN dhe GRABISIN Popullin dhe VENDIN e tyre të LINDJES !!!! TURP TURP TURP për këta krye HAJDUTÊT e LesheLisë që do i mari më qafë "BABËZIA" për të VJEDHUR , shumë shpejt . . . . . . Po ai Fredi ZGJEBSI ku bëhet !!?? Fredi KOLERA që fle gjumë me BEBELINA Fëmijësh , prandaj edhe Gruaja e tij shkon dhe i bën Shoqëri Loshi HAMSHORIT !! hahah! HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHHH!

    Përgjigju
  • sali: 17/07/2018 19:28

    Bajga.Nuk meritoni me shume,Ju jeni armiqte me te medhenjte te kombit shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat