Ja situata reale në Sri Lanka që sipas Berishës është identike si '2 pika uji' me Shqipërinë

Ja situata reale në Sri Lanka që sipas Berishës është identike si '2 pika uji' me Shqipërinë

Foto nga protesta në Sri Lanka

Prej ditësh në Sri Lanka kanë vijuar protestat, ku vendi është drejt falimentimit. Banorët e Sri Lankas nuk po konsumojnë të gjitha vaktet, për të ruajtur rezerva, teksa duhet të mbajnë radhë për të blerë karburant, ndonëse në sasi të pakët. Ky është një realitet i ashpër për një vend ku ekonomia ka qenë në rritje të shpejtë, me një klasë të mesme në rritje dhe komode, derisa kriza u thellua.

Sa serioze është kjo krizë?
Qeveria ka 51 miliardë dollarë borxh dhe nuk është një gjendje që të paguajë interesat e huave, e aq më tepër që të pakësojë borxhin publik. Turizmi, një motor i rëndësishëm i rritjes ekonomike për këtë vend, është përkeqësuar për shkak të pandemisë, por edhe pas sulmeve terroriste në 2019. Fuqia e monedhës vendase ka rënë me 80% duke i bërë importet më të shtrenjta dhe duke përkeqësuar inflacionin që tashmë është jashtë kontrollit. Kostoja e ushqimeve është rritur me 57% referuar të dhënave zyrtare. Rezultati është se vendi po shkon drejt falimentit, duke mos pasur para për të importuar benzinë, qumësht, gaz gatimi dhe letër higjienike. Problem është edhe korrupsioni politik, i cili ka luajtur një rol jo vetëm në shpërdorimin e pasurive të vendit, por ka ndikuar edhe në gjetjen e një zgjidhjeje për të shpëtuar financiarit Sri Lankën. Anit Mukherjee, një bashkëpunëtor politikash dhe ekonomist në Qendrën për Zhvillimin Global në Uashington, tha se çdo ndihmë nga FMN ose Banka Botërore duhet të vijë me kushte strikte për t'u siguruar që ndihma të mos keqmenaxhohet. Ai shtoi se Sri Lanka është një nga pikat kyçe të transportit në botë, prandaj thekson se nuk duhet lejuar që t'i vijë fundi si shtet.

Çfarë ndikimi ka te njerëzit
Sri Lanka tropikale normalisht nuk i mungon ushqimi, por njerëzit janë të uritur. Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së thotë se gati 9 nga 10 familje, po heqin një vakt ushqimi me qëllim që të ruajnë rezerva, ndërsa 3 milionë po marrin ndihmë urgjente humanitare. Mjekët i janë drejtuar mediave sociale në përpjekje për të marrë furnizime për ilaçe dhe pajisje mjekësore. Vendi po shpopullohet. Një numër në rritje i Sri Lankezëve po kërkojnë pasaporta për të shkuar jashtë shtetit në kërkim të punës. Punonjësve të qeverisë u është dhënë një ditë shtesë pushimi për tre muajt e ardhshëm për t'u dhënë atyre kohë për të siguruar ushqim. Me pak fjalë, njerëzit vuajnë dhe janë të dëshpëruar duke humbur shpresën se gjërat do të përmirësohen.

Pse ka ardhur kjo krizë?
Ekonomistët thonë se kriza vjen nga faktorë të brendshëm si pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Pjesa më e madhe e zemërimit të publikut është fokusuar tek presidenti Rajapaksa dhe vëllai i tij, ish-kryeministri Mahinda Rajapaksa. Ky i fundit dha dorëheqjen në maj pas javësh protestash antiqeveritare të cilët u shndërruan në protesta të dhunshme. Kushtet e jetesës janë përkeqësuar viteve të fundit. Në vitin 2019, sulmet terroriste në kosha e hotele kanë shkaktuar 260 viktima. Kjo ndikoi në shkatërrimin e turizmit, një burim kyç i ekonomisë së vendit. Goditjen më të madhe turizmi e mori gjatë pandemisë.  Në prill 2021, Rajapaksa papritmas ndaloi importet e plehrave kimike. Shtytja për bujqësinë organike i kapi fermerët në befasi dhe shkatërroi të korrat kryesore të orizit, duke i rritur çmimet. Për të kursyer në valutë, u ndaluan edhe importet e artikujve të tjerë që konsideroheshin luks. Ndërkohë, lufta në Ukrainë ka rritur çmimet e ushqimeve dhe naftës. Inflacioni ishte afër 40% dhe çmimet e ushqimeve u rritën gati 60% në maj.

Pse kryeministri deklaroi se ekonomia është shkatërruar?
Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe në qershor, i cili është në mandatin e gjashtë kërcënoi dhe minoi besimin që kishte te shteti dhe ekonomia dhe nuk reflektoi asnjë zhvillim të ri në ekonomi. Kryeministri po i nënvlerësonte sfidat që i paraqiteshin qeverisë së tij dhe për këtë kërkoi ndihmë te FMN, ndihmë që u përball më kritika të shumta sepse ekonomia nuk kishte asnjë përmirësim që kur mori detyrën. Ministria e Financave tha se Sri Lanka kishte vetëm 25 milionë dollarë rezerva valutore të përdorshme. Kjo e ka lënë atë në pamundësi për të paguar importet, si edhe për të shlyer miliarda borxhe. Sri Lanka ka pezulluar shlyerjen e rreth 7 miliardë dollarëve në kreditë e huaja që duhet të paguhen këtë vit nga 25 miliardë dollarë që do të shlyheshin deri në vitin 2026.

Çfarë po bën qeveria për krizën?
Deri më tani Sri Lanka ka hasur në pengesa, por ka pasur një ndihmë prej 4 miliardë dollarë kredi nga India. Një delegacion indian erdhi në kryeqytet, Kolombo, në qershor për bisedime për më shumë ndihmë , por Wickremesinghe paralajmëroi të mos pritej që India të mbajë Sri Lankën në këmbë për një kohë të gjatë. "Sri Lanka i lidh shpresat e fundit te FMN," ishte një titull i një lajmi në 'Colombo Times'. Qeveria është në negociata me FMN-në për një plan shpëtimi dhe Wickremesinghe ka thënë se ai priste të kishte një marrëveshje paraprake këtë verë. Sri Lanka gjithashtu ka kërkuar më shumë ndihmë nga Kina. Qeveri të tjera si SHBA, Japonia dhe Australia kanë ofruar disa qindra milionë dollarë në mbështetje.

Më herët në qershor, Kombet e Bashkuara nisën një thirrje publike mbarëbotërore për ndihmë. Deri më tani, financimi i parashikuar nuk arrin në nivelin e 6 miliardë dollarëve që i duhen vendit për të qëndruar në këmbë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Për të kundërshtuar mungesën e karburantit në Sri Lanka, Wickremesinghe i tha Associated Press në një intervistë të fundit se ai do të konsideronte blerjen e naftës me zbritje më të madhe nga Rusia./Përktheu Shqiptarja.com, marrë nga AP

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexoni mediaset: 14/07/2022 03:39

    Sri Lanka kurdiset nga ruset , Ashtu siç bene me Kosoven që hoqen jugosllavet dhe u futen vet ruset në aeropeot por edhe në ndikim ekonomik ne shqiperi jane zgjuar e shkuara dhe po flet ! Po sikur të rikthehet në PS Fatos Nano dhe të kishte një debat televiziv Nano Berisha 2023 kush e merr Tironen tek Fejzio a nuk do ishte kthim ne kohe prapa! Ricikloni politiken , sa për USA ato kurrë nuk humbin nese humb USA lamtumire populli shqiptar dhe popujt e tjere se i mori lumi deri në Utrecht shkon armata kuqe… Shqiperia po e perballon Shum mirë luften dhe krizen , le të behen investime në keto kohe lufte sepse pas lufte do jemi me te pasur !!! Rrofte shqiperia !

    Përgjigju
  • Mili: 14/07/2022 02:43

    Vk saliut se propagandon po qe po shkojme si sri lanka avash avash dhe sdihet ku do jet fundi

    Përgjigju
  • Cubel breca: 13/07/2022 17:16

    Sali qeni ka qejf revolucionet dhe do ta bej edhe nje 97 te dyte ** se ishte gje shum e mirrrrr**. Se zaten kafshet nga ku vjen ky smund te qendroj pa zhurmen e dyfekut. Por sido qe te jet shqiperia eshte me mir se ne kohen e qenerve dhe ajo skthehet me ne kohen e qenerve. Po mir do ishte ta shohim pas hekurave por sdim kur do vij ajo dit e shum pritur. Shpresojm. Dhe pastaj te mendoj Sri Lanken ky qen.

    Përgjigju
  • Alb: 13/07/2022 16:21

    Pse borxhi dhe inflacioni sjan si dy pika uji dhe per sa i perket mungeses se hidrokarbureve eshte ne prag si kriz mos sot ne dimer do ket nje pasoj dhe shqiperia para jo me shume se 3 muaj kishte mungesa ne hidrokarbure shqiptaret thjesht per momentin bejn sikur se ndjejn sepse e blejn naften me shtrenjt se gjith bota.

    Përgjigju
  • Mala: 13/07/2022 14:14

    E vetmja ngjajshmeri eshte "deshira" e Salihut,jo e shqiptareve qe, Shqiperine ta sheh te shkaterruar,apo ne gjendje te Sirilankes.

    Përgjigju
  • Beni: 13/07/2022 13:04

    Ka te drejte Sali. Situata ne Sri Lanka eshte si dy pika uji me Shqiperine e '97.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'