'Stamboll, Hamburg e Budapest...' Ku do i kalojnë shqiptarët festat e Nëntorit(VIDEO)

TIRANE- Pak ditë na ndajnë nga festat e 28-29 nëntorit, festa këto të dedikuara vendit tonë. Të pyetur nga Report Tv, qytetarët e Tiranës shprehen se këtë vit kanë zgjedhur ti kalojnë këto festa në Tiranë.

“Nuk kam bërë plane, akoma.

Preferoni ti kaloni festa ne Shqipëri apo jashtë?

Ne Shqipëri.

Në Shqipëri është më mirë, besoj se këtu është më mirë. Planet, brenda për brenda Tiranës, me kafet e zakonshme me restorantet e zakonshme.

Festa e 28-29 nëntorit, këtu në Shqipëri.

Këtu në Tiranë.

Keni bërë ndonjë plan?

Jo, me familjen si zakonisht.

Në shqipëri sigurisht. Janë festat e Shqipërisë kështu që patjetër në Shqipëri”-u shprehën disa prej qytetarëve.

Qytetarët shprehen se ende nuk po e ndjejnë atmosferën festive.

Ju pëlqen atmosfera?

“Është icik e zymtë po hajt me mo. Dikur, mbaj mend para 6-7 viteve ka qenë shumë më bukur, ndoshta tani dhe nga kjo situata politike është krijuar një atmosferë e zymtë, kështu që njerëzit janë cekuilibruar nuk janë më si dikur.

Po deri tani mendoj se duhet të ishte pak më ndryshe, duhet të ishte pak më entuziaste ka elemte që të cojnë atmosferën e festës, duket se janë të kufizuara këto elementë.

Në shtëpi.

Cfarë mendimi keni, si festohet në Shqipëri?

Dobët shumë, njerëzit janë pa punë, këtë e them në përgjithësi”-thanë disa prej qytetarëve.

Edhe në rrugët e Tiranës mungojnë flamujt që dikur pikërisht në prag të këtyre festave, vareshin në dritaret dhe ballkonet e qytetarëve.

Ndonëse konsiderohet si festa e flamurit, ka dhe nga ata qytetarë që zgjedhin që këto ditë ti kalojnë pikërisht jashtë Shqipërisë.

Report Tv pasi u interesua në agjensi të ndryshme, arritëm të mësojmë se destinacionet më të preferuara këtë vit nga qytetarët janë Milano, Budapest, Barcelonë, Stamboll, Amsterdam e Hamburg.  Por një fenomen i njohur tashmë që ndodhë pikërisht në prag të festave të 28-29 nëntorit është dhe shtrenjtimi i biletave për destinacionet jashtë Shqipërisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/11/2019 19:31

    Si ka mundesi se s ka ditë neper komente në te gjithë rrjetet socialë të mos ankohen robt se s kanë bukë të hanë?! Si ka mundesi te udhetosh kur s ke bukë të hash?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja