Stamboll, Nishani: Të zgjidhim
konfliktet botërore me dialog
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot në Samitin e gjashtë të Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë, që po mbahet në Stamboll me praninë e përfaqësuesve të lartë të shteteve, qeverive dhe sipërmarrësve. Në fjalën e tij, presidenti Nishani u ndal tek siguria në rajon dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të politikave dhe veprimeve në këtë drejtim.
STAMBOLL- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot në Samitin e gjashtë të Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë, që po mbahet në Stamboll me praninë e përfaqësuesve të lartë të shteteve, qeverive dhe sipërmarrësve. Në fjalën e tij, presidenti Nishani u ndal tek siguria në rajon dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të politikave dhe veprimeve në këtë drejtim. Ndërkaq, Kreu i Shtetit është ndalur edhe trk kontributi i Shqipërisë në operacionet e NATO-s.
Fjala e plotë e Presidentit Nishani në Samitin e Stambollit “Prej vitesh kemi identifikuar dhe jemi të vetëdijshëm për sfida dhe kërcënime të vazhdueshme sigurie siç janë përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, krimi ndërkufitar, terrorizmi ndërkombëtar dhe krimi i organizuar, trafikimi i drogës, qenieve njerëzore dhe armëve, sulmet kibernetike, ndryshimet klimatike, kriza ekonomiko-financiare, madje edhe epidemitë e sëmundjeve si Ebola së fundmi, etj. Këto përbëjnë kërcënime, prej të cilave asnjë vend apo rajon, sado i begatë qoftë, nuk mund të ndihet i pacenuar e të mbetet i paprekshëm.
Përballë sfidave dhe kërcënimeve globale nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç përpjekjeve dhe veprimeve të përbashkëta e të mirëkoordinuara, forcimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, atij transatlantik. Në këtë drejtim Shqipëria ka dhënë mbështetjen dhe kontributin e saj modest ndaj nismave dhe institucioneve me karakter rajonal, dhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke bashkëpunuar me partnerët e saj në vijën e parë të frontit e të përpjekjeve për paqe dhe siguri në botë”, tha Presidenti Nishani.
Kreu i Shtetit shqiptar u ndal edhe tek deklaratat e ish-presidentit sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili i quajti gabime të Evropës mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të ish-bllokut komunist në NATO, tensionet mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë janë rritur ndjeshëm, sidomos pas krizës ukrainase, dhe rastit të Krimesë.
“Krahasimi me Kosovën është një përpjekje e dobët për t’u justifikuar me anë të precedentit. Pavarësia e Kosovës erdhi si rrjedhojë e shpërbërjes së dhunshme dhe jokonsensuale të ish-Jugosllavisë, e cila u shoqërua me spastrim etnik nga regjimi shovinist dhe makineria ushtarake e Millosheviçit. Dështimi i përpjekjeve ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës, falë edhe mungesës së vullnetit të Millosheviçit, e bëri të pashmangshme ndërhyrjen ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO-ja për të shpëtuar një popull nga gjenocidi dhe për të rivendosur paqen e sigurinë rajonale”, tha Nishani.
Duke theksuar se Shqipëria mbetet një faktor gjeopolitik thelbësor për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit, presidenti Nishani tha se është me rëndësi forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të të gjitha vendeve tona, në Bashkimin Evropian.
Më herët Presidenti Nishani mori pjesë në seancën e hapjes së këtij samiti ku referuan Sekretari amerikan për energjinë, Ernest Moniz, Ministri turk i energjisë dhe burimeve natyrore, Taner Yildiz, si dhe Komisioneri i Komisionit Evropian për veprimin klimaterik dhe energjinë, Miguel Arias Caňete.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.4%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 15:59
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25