Starton Superiorja mes “migrimit”
dhe kaosit për fushat

Starton Superiorja mes “migrimit”<br />dhe kaosit për fushat
Sot në orën 20:00 do të startojë kampionati i 77 kombëtar i futbollit. Edicioni i ri do të nisë me ndeshjen Partizani-Laçi në mbrëmje në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’. Ndërsa ndeshjet e tjera do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, ndërsa ndeshja Vllaznia-Skënderbeu do të zhvillohet më datë 9 shtator për shkak të impenjimit të Skënderbeut në Champions League në ndeshjen me Dinamon e Zagrebit. Por duke parë ndeshjen e parë ku shqiptarët humbën në Elbasan me rezultatin 1-2 ndeshja e kthimit do të jetë formalitet, pasi ëndrra do të jetë shumë e vështirë që të bëhet realitet. Megjithatë Skënderbeu do të ketë përpos kampionatit dhe Kupën e Shqipërisë edhe Europa League, pasi është kualifikuar në grupe.

Pretendentët
Skënderbeu, Partizani, Flamurtari dhe Tirana janë pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion këtë edicion. Kampionët e 5-fishtë të Shqipërisë pas paraqitjes mjaft të mirë që kanë bërë në Kupat e Europës paralajmërojnë kundërshtarët se nuk do ta kenë aspak të lehtë edhe edicionin e gjashtë, pasi ende nuk janë ngopur. Më shumë se trofeun, Skënderbeu e do titullin kampion për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League. Partizani pavarësisht largimeve të Nexhipit, Cuculit dhe pjesës tjetër të formacionit të parë do të vazhdojë që të jetë konkurrues, pasi ka afruar Sukajn dhe Plakun në sulm, por edhe shumë lojtarë të tjerë cilësorë që pritet të bëjnë diferencën për t’u sjellë të kuqve titullin pas shumë vitesh.

Nuk mbetet pas as Tirana, teksa Shkëlqim Muça ka shpallur objektiv titullin, ndërsa Halili ka deklaruar se nëse nuk e arrin trofeun largohet në fund të edicionit. Për të arritur suksesin buxheti i Tiranës është afro 1 mld Lekë, ndërsa borxhet e pashlyera ndër vite pritet ta penalizojnë. Pavarësisht se edicionin e fundit e mbylli në vendet e fundit, Flamurtari do të jetë një pretendent serioz nisur nga investimi që po bëhet. Por surpriza e madhe pritet që të jetë Laçi, ekipi që fitoi 2 nga tre trofetë e edicionit të fundit.

Problemet
Ashtu sikur edhe në edicionet e fundit, fushat vazhdojnë që të jenë një problem që trashëgohet në kampionatin elitar shqiptar. Kështu dy nga katër ndeshjet e programuara për tu luajtur do të zhvillohen në fusha asnjanëse. Ndeshjet e vetme që do të zhvillohen në fushën e duhur është Partizani-Laçi dhe Kukësi-Bylis, pasi tre të tjerat do të ‘migrojnë’ në fusha të tjera. Mosmarrëveshjet mes klubit të Kukësit dhe bashkisë janë zgjidhur dhe ndeshja nuk do të zhvillohet në Kukës. Flamurtari ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Fier, pasi ende po rikonstruktohet stadiumi në Vlorë. Ndërsa Terbuni debutimin në kategorinë superiore do të jetë i detyruar ta bëjë larg qytetit të Pukës dhe me shumë mundësi në ‘Qemal Stafa’, pasi punimet e zhvilluara deri në më tani në stadiumin e tyre nuk i përmbushin kushtet e vendosura nga FSHF. Edhe Laçi me Vllazninë janë duke rikonstruktuar stadiumet për edicionin e ri dhe disa ndeshje do t’i zhvillojë jashtë. Tirana pritet ta inaugurojë stadiumin pas një muaji.
 
Superiore/Java e parë
Sot
20:00 Partizani-Laçi
Nesër
17:00 Flamurtari – Teuta
Të dielën
17:00 Kukësi- Bylis
17:00 Tërbuni- Tirana
9 shtator e shtyrë
17:00 Vllaznia- Skënderbeu
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?