Statistika/ Transporti, 10% më shumë pasagjerë në qershor, në rënie mallrat

Statistika/ Transporti, 10% më shumë pasagjerë në qershor, në rënie mallrat

Foto ilustruese

Muaji qershor, që përkon edhe me nisjen e sezonit turistik në Shqipëri, rezulton të ketë sjellë një shtim të numrit të fluturimeve si dhe një rënie të theksuar të transportit të mallrave.

Mallrat

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, bëhet e ditur se volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Qershor 2018 është 277 mijë ton, duke u ulur 14,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në gjashtëmujorin e parë 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.940 mijë ton, duke u ulur me 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.584 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 34,8 % krahasuar me Qershor 2017. Për gjashtëmujorin e parë 2018, ky volum është 8.300 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 33,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit.

Në muajin Qershor 2018, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 175 ton. Në gjashtëmujorin e parë 2018, me ajër janë transportuar 1.075 ton mallra, duke u ulur 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2017. Numri i fluturimeve të kryera, në Qershor 2018, është 2.314 duke shënuar një rritje me 13,1%, ndaj Qershor 2017

Në gjashtëmujorin e parë 2018, janë kryer 11.774 fluturime, duke u rritur me 9,6 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pasagjerët

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Qershor 2018 është 133.037 pasagjerë, krahasuar me Qershor 2017, ky tregues është rritur 10%. Në gjashtëmujorin e parë 2018, kanë udhëtuar me linjë detare 445.588 pasagjerë, duke u ulur me 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2018, transporti ajror i pasagjerëve zë 72,7 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë 2018 është 1.270.329 duke u rritur me 13,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregtia

Në Qershor 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 81 mld lekë dhe 53,6 % e tyre u transportua me det. Në gjashtëmujorin e parë 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 467 mld lekë dhe 54,4 % e tyre u transportua me det

Në Qershor 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 57,4 %, me rrugë 38,6 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në Qershor 2018, janë rritur me 23,7 % dhe me ajër janë ulur me 36,0 %, krahasuar me Qershor 2017. Në gjashtëmujorin e parë 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 58,8 %, me rrugë 34,6 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në gjashtëmujorin e parë 2018, janë rritur me 17,8 % dhe me hekurudhë janë ulur me 15,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Besnikët e katër viteve që nuk ishte në detyrë! Kë po emëron Trump në postet kyçe?

Besnikët e katër viteve që nuk ishte në detyrë! Kë po emëron Trump në postet kyçe?