Shqipëria vazhdon të jetë i vetmi shtet evropian, i cili ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që ende nuk ka arritur ta marrë statusin e kandidatit. Kështu do të mbetet edhe në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë. Për këtë nuk kanë faj as Perandoria Osmane, as Enver Hoxha, por klasa politike, e cila që nga viti 1999 udhëhoqi vendin apo ishte në opozitë. Fajin pra e mbajnë të dy partitë njësoj. Pos që nuk e ka siguruar statusin e kandidatit, Shqipëria nga shumica e diplomatëve evropianë shihet edhe si një vend të cilin është vështirë për ta kuptuar, ndërsa sjelljet e politikanëve të saj e kanë të pamundur për t’i arsyetuar. Tash në 100-vjetorin e Pavarësisë së saj, Shqipëria kishte një rast që së paku të marrë statusin e kandidatit. Kishte një gatishmëri të jashtëzakonshme të Komisionit Evropian për t’i ndihmuar në këtë synim.
Madje Komisioni rrezikoi të kritikohet nga shtetet serioze anëtare të BE-së se në rastin e Shqipërisë po i zvogëlon vetë kriteret e BE-së dhe megjithatë Komisioni deshi të ndihmonte. Por edhe ky rast humbi. Jo për shkak të dy apo tri ligjeve të cilat si kushte formale i ka përmendur Komisioni Evropian në Raportin e Progresit, por për shkak se klasës politike edhe procesi aq madhor dhe interesi aq i lartë kombëtar, siç është integrimi në BE, i intereson më shumë për përfitime të tyre sesa për avancim të shtetit. Kështu Qeveria e tashme në Tiranë marrjen e statusit të kandidatit më shumë e sheh si nevojë për t’i ndihmuar asaj në fushatën zgjedhore sesa si një proces në të cilin shteti duhet të ecë pa marrë parasysh se kush është në pushtet në një moment të caktuar të histories. Këtë e kanë të qartë në BE prandaj, duke pasur parasysh edhe përvojën gjithmonë negative me zgjedhjet në Shqipëri, nuk duan që asaj t’ia japin statusin e kandidatit pa u dëshmuar se edhe ky shtet, sikur të gjitha shtetet e tjera evropiane (me përjashtim të Kosovës, Rusisë dhe Bjellorusisë) është në gjendje të zhvillojë një proces normal zgjedhor, pa manipulime dhe të pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit e tij. Është pikërisht përvoja e hidhur me zgjedhjet në Shqipëri, manipulimet në të cilat vështirë se mund të arsyetohen me diktaturën e Enver Hoxhës nga e kaluara, ajo që kanë shtetet si Holanda, Britania e Madhe, Gjermania dhe shumë të tjera, të mos mbështesin mundësinë e dhënies së statusit të kandidatit Shqipërisë para se ajo të dëshmojë përfundimisht se është e gatshme të respektojë minimumin e parimeve evropiane, siç është zhvillimi i një procesi normal zgjedhor.
STATUSI LIDHET ME ZGJEDHJET
Tash BE-ja gjithsesi duhet të prononcohet rreth Shqipërisë dhe dhënies së statusit të kandidatit, kur në dhjetor do të diskutohet paketa e zgjerimit e përgatitur nga Komisioni Evropian. Duke pasur parasysh se nuk ka një propozim formal ende nga Komisioni Evropian për t’ia dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit (me gjithë festën e kotë që u bë në Shqipëri duke keqpërdorur gjuhën diplomatike kushtëzuese të Komisionit Evropian për të manipuluar dhe krijuar iluzione se kinse u dha statusi i kandidatit) Këshilli Evropian nuk do të mund t’ia japë statusin e kandidatit Shqipërisë. Kjo tash nuk mund të ndodhë edhe po t’i përmbushë Shqipëria tri kushtet formale të përmendura në rekomandimin e kushtëzuar nga Raporti i Progresit në dhjetor nga Komisioni Evropian, sepse është tepër vonë. Kështu dhjetori i këtij viti është i humbur si rast. Rasti tjetër mund të jetë pranvera e vitit që vjen dhe samiti i marsit. Por në BE e kanë të qartë se kryeministri Berisha do ta keqpërdorte një dhuratë të tillë nga BE-ja për fushatën zgjedhore. BE-ja deshi t’i ndihmonte ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, duke ia dhënë Serbisë statusin e kandidatit vetëm disa javë para zgjedhjeve.
Por Tadiçi i humbi ato zgjedhje. BE-ja, sidomos partitë e qendrës së djathtë, deshën t’i ndihmonin edhe ish-kryeministres së Kroacisë, Jadranka Kosor dhe partisë së saj, duke i përmbyllur negociatat maratonike gjashtëvjeçare disa muaj para zgjedhjeve, por edhe ajo dhe partia e saj i humben zgjedhjet. Ndaj Tadiçit dhe Kosor në BE ndienin një lloj borxhi për t’u ndihmuar, sepse bënë disa hapa të vështirë. Në rastin e Shqipërisë pakkush në BE sheh ndonjë nevojë të provojë t’i ndihmojë kryeministrit Berisha, prandaj duan të mos përzihen dhe të presin për të parë se si do të shkojnë zgjedhjet. Së dyti, me dhënien e statusit të kandidatit para zgjedhjeve në BE i druajnë se në këtë mënyrë do të humbin një vegël të rëndësishme, një shkop dhe një karotë në të njëjtën kohë, për të shpërblyer apo dënuar Shqipërinë. Komisioni Evropian ka menduar dhe këtë e ka shpresuar deri vonë edhe Qeveria e Shqipërisë, që para zgjedhjeve t’i jepet statusi i kandidatit, ndërsa zgjedhjet të bëhen si kusht për caktimin e datës së nisjes së negociatave. Por shumë shtete anëtare mendojnë se me këtë ide Komisioni e ka tepruar, prandaj Këshilli do të ulë pritjet dhe të japë sinjale pozitive që nëse zgjedhjet kalojnë si duhet, atëherë do të jepet statusi i kandidatit.
*Marrë me shkurtime nga “Koha Ditore”
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com