TIRANE - U duk sikur jetonim nën qiellin evropian javën që shkoi. Nuk ishte vetëm votimi konsensual për kufizimin e imunitetit. Nishani nga Brukseli u angazhua për një klimë mirëkuptimi në favor të reformave të rëndësishme dhe integrimit. Më pas ekspozita e organizuar nga Partia Socialiste dhe në fund takimet e Ramës dhe mesazhet optimiste që u shkëmbyen me Komisionerin për Zgjerimin. Në Tiranë dukej sikur dëgjohej kërcitja e derës që hapej në Bruksel për hyrjen e Shqipërisë në oborr. Pastaj Berisha dhe Topalli ikën në Itali, Nishani në SHBA dhe vendi ra në qetësi euopiane.
Të hënën magjia u prish. Ata u kthyen, punimet e Kuvendit u bllokuan bashkë me ligjet dhe nga harresa dolën pikat e parealizuara të marrëveshjes së nëntorit 2011. Përsëri akuza për bllokim dhe një axhendë e gjatë prioritetesh ku palët nuk mund të takohen. Ligji për Gjykatën e Lartë që kërkon 84 vota do të bllokohet nga socialistët derisa të zhbllokohet çështja e qarkut të Fierit, por edhe reforma parlamentare. Dy çështje të harruara deri në votimin e së martës për kufizimin e imunitetit. Berisha tha se nuk mund të bëjë pazare me PS-në për reformat dhe se ligji i Gjykatës së Lartë nuk i duhet qeverisë por qytetarëve. Me këtë paralajmëroi që nuk do të ketë negociata për zhbllokimin e situatës. Por Ettore Sequi nuk mendonte kështu kur u nis në selinë e Partisë Socialiste për të ndenjur 40 minuta me Ramën. “opozita do të jetë konstruktive”, tha ambasadori i BE pas takimit me shpresën se, në këto pak ditë pune që kanë mbetur në shtator, do të votohet edhe Gjykata e Lartë. Kështu në Bruksel nuk do të kapen më me ngërçin politik, por me prioritetet ekonomike.
Gjithsesi do ta japin statusin e vendit kandidat. Pak më vonë Berisha sqaroi se nuk do të ketë reformë parlamentare, që do të thotë rregullore të re të parlamentit, përsa kohë socialistët nuk tërhiqen nga dy pikat e panegociueshme. E para votim i fshehtë për dekretet e presidentit dhe e dyta kufizimi i kohës së kryeministrit në seancën plenare. Qarku i Fierit nuk u përmend nga Kryeministri. Ligji për Gjykatën e Lartë është gati. Palët janë dakort me ligjin, por 2 çështjet që bllokojnë miratimin e tij, duken të pazgjidhshme, të paktën për ditët që kanë mbetur nga shtatori. Prej 1 viti e 5 muajsh nga zgjedhjet lokale, Qarku i Fierit është me dy kryetarë ose pa kryetar. Të dyja palët kanë zgjedhur nga një kryetar dhe, pavarësisht nga vendimet e gjykatave, ai i zgjedhur nga Aleanca për Qytetarin nuk pranon të tërhiqet. Është pasojë e fushatës së paszgjedhjeve lokale për marrjen e qarqeve. Partia Demokratike mori kryesimin e 10 nga 12 qarqet megjithëse nuk e kishte shumicën e të zgjedhurve në shumicën e tyre. Votat e aleatëve të PS, por edhe e vetë të zgjedhurve socialistë në disa qarqe, bëri që PD të kontrollojë nga minoranca qarqet që votuan për opozitën. Vetëm Gjirokastra dhe Fieri shpëtuan nga blerja e votave dhe prandaj përfunduan pa qeverisje. Pas 1 viti nëpër gjyqe, Qarku i Gjirokastrës u dorëzua më në fund nga maxhoranca, ndërsa qarku i Fierit nuk po dorëzohet. Duke qenë qarku i dytë nga madhësia pas Tiranës, vështirë se do të ketë marrëveshje për Fierin deri në zgjedhjet e përgjithshme.
Situata ka vetëm një zgjidhje, atë që ka patur gjithmonë kur njëra palë ka qenë Berisha, të tërhiqen socialistët. Këtë shpresonte edhe Ettore Sequi, i reshtuar me shumicën e zhgënjyer të shqiptarëve. Prandaj trokiti tek Rama. Por duket se nuk ka kohë që ligji të kalojë brenda shtatorit. Socialistët prej 3 vjetësh kanë ngritur dhe kanë ulur pa asnjë efekt paketa kushtesh për maxhorancën, por këtë herë nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe reforma në drejtësi nuk do të mbyllët. Po kështu edhe reforma zgjedhore mbetet e papërfunduar deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe kryetarit të KQZ. Nëse maxhoranca zgjedh një kryetar militant, kodi i ri bëhet pothuajse i pavlefshëm. Me paralajmërimin për dështimin e reformës parlamentare, përmbushet gjymtimi i marrëveshjes së nëntorit 2011 që ishte kushti për marrjen e statusit në tetor të këtij viti.
Kështu do të shkojë Shqipëria në dyert e Brukselit. Do të nxjerrë një marrëveshje të gjymtuar për të kaluar portën. Nuk ka reforma ekonomike, nuk ka standarte të arritura, nuk ka luftë kundër korruspionit. Vetëm një letër e grisur. Prandaj dhe statusi pritet të jetë i gjymtuar. Një status për të mos e tupëruar Shqipërinë me refuzimin e tretë pikërisht në 100 – vjetor.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com