TIRANE- Shqiptarët presin të marrin statusin e vendit kandidat në qershor. Duhet të jepet përgjigje pozitive unanime. Thuhet se e meritojmë, pasi shprehemi pro anëtarësimit në Bashkimin Europian në një masë rreth 85% të popullsisë, përqindje e lartë krahasuar me vendet e rajonit. Por ky është vetëm një nga tre kushtet që një vend duhet të plotësojë jo për të qenë vend anëtar, por thjesht për të dorëzuar aplikimin (dy kushtet e tjera janë: përputhja me rregullat dhe standardet e BE-së dhe konsensusi i institucioneve të BE-së e vendeve anëtare), gjë që qeveria shqiptare e ka bërë qysh në prill të 2009-ës. Pra është shumë pak.
Nuk kemi pse të marrim statusin e kandidatit as për arsye gjeopolitike; vërtetë jemi një vend që mund “të kërcënojë” ndërkombëtarët me nxitjen e destabilitetit në rajon, por kjo ngjan me një legjendë urbane nëse merr parasysh se do t’i bëje shantazh unionit politiko-ekonomik më të fuqishëm në Europë. Duhet të marrim statusin sepse kemi përmbushur kriteret për të qenë një vend anëtar?
Në parim, vendi duhet të plotësojë kriteret kyçe që janë përcaktuar kryesisht në Këshillin Europian të Kopenhagenit në vitin 1993 dhe iu referohemi si “kriteret e Kopenhagenit”: institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve; një ekonomi tregu funksionale dhe aftësinë për të përballuar konkurrencën në tregun e BE-së; aftësinë për të marrë përsipër dhe implementuar me efektivitet detyrimet e anëtarësimit, duke përfshirë respektimin e qëllimeve të unionit politik, ekonomik dhe monetar.
Në terma më teknikë, që të marrë përgjigje pozitive nga Këshilli, qeveria aktuale duhet të tregojë se ka një ecuri pozitive lidhur me përmbushjen e 5 prioriteteve të mbetura, nga 12 që kanë qenë fillimisht: administratë publike profesionale dhe e depolitizuar; forcim i pavarësisë së sistemit të drejtësisë; reforma në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, respektim i të drejtave të njeriut.
Nëse bëjmë vlerësimin e situatës në parim dhe në terma teknikë, dihet që Shqipëria ka probleme madhore me pavarësinë e institucioneve, funksionimin e sistemit të drejtësisë, apo përballjes me një treg me 500 milionë konsumatorë siç është ai europian; gjithashtu ka mosarritje të theksuara në bashkëpunimin mes forcave politike, qoftë edhe për çështje madhore sikurse është reforma elektorale, e cila ka nisur pa konsensusin e opozitës, edhe pse nga ndarja territoriale varet zhvillimi shumëplanësh i vendit.
Lista zgjatet nëse merret parasysh perceptimi për korrupsionin, krimin e organizuar; vlerësimi për këto fusha nëpër progress-raporte ose nuk ndryshon fare nga viti në vit ose ndryshon me ndonjë ndajfolje para fjalës progres, pas këmbënguljes së palës shqiptare.
Megjithatë, këto probleme, ku më shumë e ku më pak, nuk është se nuk i kanë vende të rajonit ose jo, që aktualisht kanë marrë statusin e kandidatit dhe kanë hapur negociatat. Statusi duhet të jepet, qoftë edhe për imazh, sepse rasti i Shqipërisë po bëhet unik në historinë e Bashkimit Europian.
Pa e zgjeruar shumë analizën, nëse i referohemi Kroacisë, vendit të fundit të anëtarësuar në BE (1 korrik 2013), ka aplikuar për statusin e kandidatit në vitin 2003 dhe është bërë zyrtarisht kandidate në fillim të 2004-ës. Procesi i negociatave i ka zgjatur rreth 10 vjet. Maqedonia ka bërë aplikimin në 2004, është bërë kandidate në 2005. Në 2009 janë hapur negociatat. Mali i Zi aplikoi në 2008, në 2010 mori përgjigje pozitive për statusin. Hapja e negociatave do të bëhej me kusht plotësimin e 7 prioriteteve kyçe. Negociatat për anëtarësim u hapën në 29 qershor 2012. Serbia aplikoi në 2009, në mars 2012 mori statusin e kandidatit dhe në 21 janar 2014 u bë hapja formale e negociatave.
Edhe nëse marrim parasysh rastin e Turqisë, që ka një epërsi politico-ekonomike dhe rrjedhimisht një farë arrogance në marrëdheniet kundrejt BE-së, apo specifikimet për problemin e emrit të Maqedonisë, të kaluarën problematike të Serbisë, rezulton se vendi me një status quo më të gjatë të periudhës pas aplikim, plot 5 vjet, është Shqipëria. Vendi ynë vjen pas kushtëzimit me 12 prioritete dhe tanimë me 5 të tilla.
Nuk diskutohet që vlerësimi i Komisionit është teknik dhe Shqipëria duket se nga Komisioni merr notë kaluese.
Problem janë vendet anëtare, që këtë radhë duhet të tejkalojnë çdo dyshim teknik apo politik dhe të japin OK për dhënien e statusit të Shqipërisë, qoftë edhe si “paradhënie”. Them paradhënie, sepse mund të zgjatet koha e çeljes së negociatave ose të kushtëzohet me prioritete si në rastin e Malit të Zi. Dhënia e statusit na nevojitet, sepse heq shijen e keqe të ndjesisë se Shqipëria ka mbetur në vend numëro, përmirëson imazhin aktual, vë në pozita pune qeverinë.
Në fund të fundit, e meritojmë. Ndoshta mund të duam ende kohë për hapjen e negociatave, që do të thotë ekzaminim analitik i legjislacionit të BE-së (Acquis) dhe shkallës së përputhshmërisë me atë vendas. Pra ky process, që quhet “screening”, bën të mundur familjarizimin e vendit anëtar me “acquis” dhe evidenton se sa ky vend ka aftësinë të zbatojë këtë legjislacion. Nisur nga fakti që ne njihemi si vend problematik kur vjen puna për zbatim legjislacioni (vendas, jo më atë të BE-së!), mund të na kursenin hapjen e negociatave duke kushtëzuar këtë hap me përmbushje prioritetesh. Por statusin duhet ta marrim.
Duket se vendimi pro këtë radhë nuk ka lidhje as me performancën e qeverisë së kaluar, nuk është as bekim per qeverinë aktuale; para së gjithash do të qetësojë marrëdhenien e nderë me partnerët ndërkombëtarë, por do t’i heqë publikut shqiptar idenë e një status quo-je të përhershme lidhur me hyrjen në Europë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com