Statusi, pas "PO" së qeverisë,
parlamenti i Hollandës vendos sot

Statusi, pas "PO" së qeverisë,<br />parlamenti i Hollandës vendos sot
Parlamenti holandez do të vendosë sot se çfarë qëndrimi do të mbajë në lidhje me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
 
Më parë qeveria holandeze ka qënë e para nga vendet skeptike, që ka deklaruar mbështetjen ndaj Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, duke ndryshuar qëndrim nga dhjetori i vitit të kaluar kur kërkonte aleatë brenda BE për të shtyrë dhënien e këtij vendimi pozitiv. Këtë radhë ky vend mbështet rekomandimin e KE që i tha “PO” pa hezitim statusit për Shqipërinë.

Qeveria holandeze në një letër që i ka dërguar Parlamentit kombëtar i cili do të mblidhet në ditët e ardhshme për të ratifikuar qëndrimin ndaj Shqipërisë, thotë se mbështet raportin e KE për vendin tonë. “Bazuar në qasjen holandeze strikt dhe të drejtë, qeveria ndan mendimin e Komisionit se Shqipëria i është përgjigjur thirrjes që Këshilli i bëri në dhjetor 2013. Qeveria vë në dukje se që në dhjetor 2013, një shumicë e madhe e vendeve anëtare ishin mbështetës të dhënies së statusit të vendit kandidat”, thuhet në letër.

Qeveria holandeze përmes kësaj letre të ministrit të Jashtëm, i ka vënë në dispozicion Parlamentit të saj gjetjet e Komisionit Europian për Shqipërinë, ku thuhet se gjatë periudhës së raportimit, qeveria shqiptare ka treguar aksion konkret e vullnet politik në zbatimin e legjislacionit, e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Qeveria holandeze nxit vijueshmërinë e reformave të cilat thotë se janë në rrugën e duhur. Por po ashtu si Komisioni, ky vend gjithashtu vlerëson se hapja e negociatave është ende larg.

“Vendi duhet të vazhdojë të japë prova dhe të tregojë reforma të qëndrueshme gjatë viteve të ardhshme. Reformat dhe zbatimi i tyre do të monitorohen ngushtë. Ky mesazh i është komunikuar në mënyrë të qartë kryeministrit Rama, i cili vizitoi Holandën më 26 maj dhe bisedoi me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm. Gjatë vizitës, qeveria holandeze ka mirëpritur axhendën e qartë të reformave të qeverisë shqiptare dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë në zbatim të saj.

Ky mesazh është koordinuar ndërmjet disa vendeve anëtare e i është përcjellë kryeministrit shqiptar dhe prej tyre”, thuhet në letër. Duke konfirmuar tashmë se Holanda vendim më skeptik ndaj dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë në dhjetor tashmë është pro.  

 
 Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin