Momenti prekës kur Stefi Prifti shoqëron vajzën drejt altarit...

Momenti prekës kur Stefi Prifti shoqëron vajzën drejt altarit...

Foto e Sefi Priftit me të bijën

Vajza e këngëtarit të njohur korçar Stefi Prifti Maria, ka kurorëzuar dashurinë e saj mbrëmjen e kaluar.

Ajo ka një histori disavjeçar dashurie me partnerin e saj Gëzimin. Një ndër momentet emocionuese ishte kur artisti shoqëroi të bijën drejt altarit.

Gëzimi dhe Maria

Nusja shkëlqente e gjitha ndërsa mësohet se ka veshur dy fustane nga stilistja e njohur shqiptare Enada At’Nikolla. Ceremonia u mbajt në një nga hotelet luksoze të Tiranës dhe ka qenë private.

 Krahas familjarëve të çiftit, kanë qenë të ftuar edhe artistë e kolegë të Stefit dhe të Marias, e cila është soprano me profesion.

Foto nga dasma

Kujtojmë se vetëm pak ditë para dasmës këngëtari bëri një dedikim emocionues për vajzën në rrjetet sociale ku shkruante:

“Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti, dhe dhëndri ynë, Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba. Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them se nuk është aq e lehtë…

Por, jeta kështu është.. Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por vjen princi i kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi! Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht”.

Momente nga dasma

Postimi i Stefit

1/5
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës