Fotografja Stela Subashi është një nga nënat më frymëzuese të Instagramit. Së bashku me vajzën e saj 5 vjeçare Lusin, e cila ka një talent të jashtëzakonshëm për pikturën, ajo do të sjellë së shpejti një libër shumë të veçantë, një histori për fëmijë, ilustrimet e së cilës janë krijuar nga vajza e saj e vogël.
“Lindi për të njëjtën arsye me pikturat që të kalonim kohë kreative bashkë, Lusi donte të shikonte si krijohej një libër, libri lindi nëpër fletore, nëpër shkrime të vogla, derisa u krijua historia. Lusi më kërkoi që të ti bënte vetë ilustrimet. Në fakt janë me ndihmën time, por 80% e ilustrimeve të librit kanë ardhur nga vetë Lusi. Është historia e një pikëze uji që jep një mesazh sensibilizues edhe për periudhën e vështirë që po kalojmë dhe mund t’u vlejë të gjithë fëmijëve” shprehet fotografia.