Manchester City ka lënë pas humbjen në “Champions League” pasi ka mposhtur 1-3 Crystal Palace në kampionat duke marrë përkohësisht kryesimin e “Premier League”. ‘Citiziens’ zhbllokuan shifrat pas çerek ore lojë me Stërling që nuk fali brenda zonë pas asistit të De Bruyne. Ishte sërish anglezi që në pjesën e dytë dyfishoi me finesë, por këtë herë pas asitit të Sane.
Milivojevic 10 minuta nga fundi do shkurtonte diferencat për vendasit me një gjuatje perfekte nga goditja e dënimit, por për të shuar çdo shpresë të vendasve dhe për të vulosur rezultatin përfundimtar të takimit mendoi Gabriel Jesus, që përballë portierit kundërshtar në ekstremin e kohës së rregullt nuk gaboi.
Kryesimin e kampionatit ka marrë edhe Bayern Mynchen në “Bundesligë”. Skuadra e Kovac ka fituar 1-4 në transfertë kundër Dusseldorf. Të dy golat e parë u realizuan nga Kingsley Coman, futbollisti francez që gjatë javës ishte protagonist absolut për sherrin me grushta në stërvitje me Leëandoëski-n.
Në pjesën e dytë për të shënuar ishte radha e Gnabry-t, futbollistit të talentuar që nuk nguroi të linte shenjë as në këtë ndeshje. Ndërkohë para se Goretzka të vuloste shifrat, Lukebakio shënoi golin e nderit për vendasit. Në fund, pas 29 javësh kampionat Bayern udhëheq me 69 pikë, 1 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.