Stërvitja e fundit në tokën mëmë, Bare për ndeshjen me Francën: Kombëtarja shumë e motivuar

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot seancën e vetme stërvitore të programuar për të mërkurën para se të udhëtojnë drejt Francës, ku të shtunën do të luajnë ndaj ‘gjelave’ për eliminatoret e Europianit. Për këtë ndeshje, por edhe për sfidën tjetër të së martës kundër Islandës ka folur sot futbollisti Keidi Bare. Mesfushori që aktivizohet në kategorinë e dytë spanjolle fillimisht u shpreh i lumtur për rikthimin në Kombëtare, ndërsa më pa shtoi:

“Ekipin e shoh shumë të motivuar, por Franca është një ekip shumë i madh dhe ka lojtarë që bëjnë diferencën. Pavarësisht mungesave edhe të tjerët i ka lojtarë shumë të mirë por kjo nuk duhet të na pengojë që të marrim një rezultat pozitiv. Me një barazim do të jem shumë i kënaqur.”

Ndërkohë për herë të parë me Kombëtaren A është grumbulluar futbollisti Marash Kumbulla, i cili nuk ka nguruar të shprehë lumturinë.

“Sa i përket ftesës që mora për ekipin A u emocionova shumës pse e dija që do të luaja tek ekipi shpresa U21. Këtu ka lojtarë me shumë eksperiencë që do të më ndihmojnë edhe mua. Nuk kam patur ndonjë komunikim special me trajnerin por ndihem mire.”

Të enjten në orën 11:00 kombëtarja kuq e zi do të niset drejt Francës kur deri në momentin e ndeshjes do të zhvillojë dy séance stërvitore si dhe konferencën e fundit për shtyp të trajnerit një ditë para ndeshjes.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos