Stërvitja “Trident Juncture-15”
Kodheli: Angazhim i rëndësishëm 

Kompania e Parë e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, u përcoll sot për në stërvitjen shumëkombëshe  “Trident Juncture-15”.  Në ceremoninë e përcjelljes, në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se kjo është një nga angazhimet më të rëndësishme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë që nga nisja e procesit të anëtarësimit në Nato.

“Për ju, të nderuar ushtarakë, kjo stërvitje është një konfirmim i aftësive dhe kapaciteteve tuaja për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë. Nën moton “28 për 28” ju do t’i bashkoheni më shumë se 36 mijë trupave ushtarake të vendeve të Aleancës, por dhe të atyre partnere. Ndihem krenare që ju po merrni pjesë në këtë angazhim masiv, të pajisur sipas standardeve dhe modeleve më të mira të NATO”, tha Kodheli.

mimi kodheli

Qëllimi i stërvitjes “Trident Juncture-15” është për të trajnuar dhe testuar Forcën e Reagimit të NATO-s. Në këtë stërvitje do të përfshihet një personel prej 36 000 vetësh, më shumë se 60 luftanije dhe rreth 200 avionë nga mëse 30 vende aleate dhe partnere. Stërvitja do të zhvillohet në Itali, Portugali, Spanjë, Oqeanin Atlantik, Detin Mesdhe dhe gjithashtu në Kanada, Norvegji, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë.

mimi kodheli

Stërvitja “Trident Juncture-15” është stërvitja më e madhe e NATO që nga viti 2002, pas stërvitjes “Strong Resolve 2002” në të cilën morën pjesë rreth 40 000 trupa.
 




Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati