Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, përsa i përket shërbimit të borxhit, vërehet që shërbimi i borxhit ka ardhur duke u rritur gradualisht dhe kjo kryesisht për shkak të shtesës në stokun e borxhit. Përsa i përket kompozimit të portofolit të borxhit të brendshëm sipas llojit të titujve, ajo që vihet re është se pjesa përbërëse e bonove të thesarit në totalin e borxhit të brendshëm është ulur nga 47.19 % në fund të vitit 2013 në nivelin prej 47.14 % në muajin qershor 2014, ndërkohë që instrumentet financiarë me afat të gjatë maturimi kanë mbetur thuajse në të njëjtat nivele.
Garancitë në tregun e brendshëm kanë pësuar një rritje, që sipas ministrisë së Financave, vjen si rezultat i mbështetjes së sektorit të energjisë. Gjatë 8-mujorit 2014 ka vazhduar tendenca e uljes së normave të interesit, e cila ka nisur që prej mesit të vitit të kaluar. Pr ministrinë e Financave, emetimet me norma të ulëta gjatë vitit të kaluar si edhe gjatë këtij viti kanë dhënë një efekt të konsiderueshëm pozitiv në uljen e shërbimit të borxhit të brendshëm. Rënia e normave reflektohet edhe tek Yieldi mesatar i ponderuar (YMP), i cili në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 vlerësohet në 5.82 %, duke u ulur me 91 pikë bazë krahasuar me fundin e vitit 2013.
Në dhjetor të vitit 2013 stoku i borxhit të jashtëm vlerësohet në 363.9 milardë lekë, ndërkohë në 6-mujorin e parë të vitit 2014 stoku i borxhit të jashtëm vlerësohet në rreth 374.2 miliardë lekë ose 26.50 % në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ku krahasuar me fundin e vitit 2013 borxhi i jashtëm ka pësuar një rritje nominale prej 10.3 miliardë lekë. Efekti i shtesës në stok nga disbursimet është 8 miliardë lekë ose 2.2 % e totalit të fundit të vitit 2013, ndërsa shtesa e cila vjen si rezultat i luhatjeve të kurseve të këmbimit është 2.3 miliardë lekë ose 0.62 përqind.
*Në milionë LEK
2011
2012
2013
Q2 2014
Stoku Borxhit Gjithsej (I+II)
772,517
827,981
884,692
917,641
I.Stoku i Borxhit të Brendshëm
438,582
470,358
520,786
543,425
-Shtetëror
429,925
454,695
500,868
522,290
-Garantuar
8,657
15,663
19,918
21,135
II. Stoku i Borxhit të Jashtëm
333,935
357,622
363,906
374,216
-Shtetëror
294,276
319,833
332,500
344,184
-Garantuar
39,659
37,790
31,406
30,032
III. Arrears
72,600
47,600
PBB
1,282,300
1,326,000
1,358,000
1,412,000
Stoku Borxhit Gjithsej/PBB (pa arrears)
60.24%
62.44%
65.15%
64.99%
Stoku Borxhit Gjithsej/PBB (me arrears)
70.49%
68.36%
-Stoku Borxhit të Brendshëm/PBB
34.20%
35.47%
38.35%
38.49%
-Stoku Borxhit të Jashtëm/PBB
26.04%
26.97%
26.80%
26.50%
/a.gjonaj/./a.g/