Presidenti i Republikës sw Shqipwrisw Bujar Nishani dhe njëkohësisht Komandant i Forcave të Armatosura ka marrë një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg në të cilin shkruhet:
“I dashur President,
Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për mikpritjen e ngrohtë me të cilën u prita, së bashku me delegacionin që më shoqëronte, gjatë vizitës sime të fundit në Tiranë.
I mirëprita shumë bisedimet tona të përbashkëta mbi sfidat me të cilat përballet Aleanca jonë, në veçanti mbi terrorizmin që i ka rrënjët në rajonin e paqëndrueshëm që shtrihet në jug të kufijve tanë. Nga ana e vet, NATO-ja po punon intensivisht për elementet e strategjisë së saj jugore në mënyrë që të mundemi të riafirmojmë gjatë Samitit tonë të Varshavës vitin që vjen faktin se ne po adaptohemi me sukses ndaj mjedisit të ndryshuar të sigurisë. I lavdëroj pamasë nismat dhe hapat që Shqipëria ka hedhur në këtë drejtim , si brenda vendit tuaj ashtu edhe si pjesë e përpjekjeve tona më të gjera.
Gjithashtu vlerësoj mendjemprehtësinë tuaj mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, sidomos përkushtimin tuaj duke punuar për marrëdhënie të mira, rritjes së besimit dhe zgjerimit e zmadhimit të dialogut mes vendeve fqinje. Ndaj gjithashtu me ju pikëpamjet tuaja se e ardhmja Euro-Atlantike e Ballkanit Perëndimor ofron perspektivën më të mirë për rajonin.
Më lejoni t’ju falënderoj për përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Aleancës!
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
42.3%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Uau! Nuk do ta njihni! Boksierja algjeriane Imane Khelif ndryshon pamje, nga ringu tani një yll! Shikoni videon!
15 Gusht, 22:50
-
Meta e akuzoi për marrëveshjen e detit, reagon Basha: Simbol i pandëshkueshmërisë, kërkon të bësh pazar në kurriz të demokratëve
15 Gusht, 22:49
-
U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit
15 Gusht, 22:20
-
Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’
15 Gusht, 22:07
-
Shefi i Antidrogës së Durrësit gjobëvënie biznesmenëve, në pranga me urdhër të SPAK! Shantazhoi pronarin se do i mbyllë lokalin, i mori 10 mijë euro
15 Gusht, 21:30
-
Informacionet e zbulimit dhe armët amerikane, kyçe në ofensivën e Ukrainës në Kursk
15 Gusht, 21:23
-
VIDEO/ Bëhen publike pamjet e sulmit me thikë ndaj babai të Lamine Yamal
15 Gusht, 21:14
-
Videolajm/ Stuhia e fortë godet Spanjën, jahtet përplasen me shkëmbinjtë
15 Gusht, 20:55
-
Skrapar/ Zjarri në Malin e Tomorit, flakët marrin përmasa të mëdha të favorizuar nga era
15 Gusht, 20:49
-
Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë
15 Gusht, 20:15
-
'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh
15 Gusht, 19:52
-
Meta i kthehet sulmeve ndaj kreut të SPAK: Po tenton të bllokojë llogaritë bankare të PL! Kërcënon edhe bankën: Ju falimentoj për 24 orë
15 Gusht, 19:43