Zelensky: Nuk do t'ia japim jugun askujt! Mediat ruse: Komandantët e Azov po dërgohen në burg në Moskë! Lavrov: SHBA dëshiron të heshtë Rusinë, por do të dështojë

Zelensky: Nuk do t'ia japim jugun askujt! Mediat ruse: Komandantët e Azov po dërgohen në burg në Moskë! Lavrov: SHBA dëshiron të heshtë Rusinë, por do të dështojë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Lufta është në muajin e katërt dhe Ukraina po zhytet drejt varfërisë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme po mbyllen, vështirësi janë hasur në bujqësi, paga janë ulur me 25-50 për qind. Lufta po kthehet në zi buke dhe prek edhe të pasurit, teksa sëmundjet janë përhapur në juglindje. Ajo që e bën më të vështirë është ndihmat nuk mund të arrijnë dot në fshatrat periferike.

Jens Stoltenberg , sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se të gjithë duhet të përgatitet pasi lufta në Ukrainë mund të zgjasë më vite, prandaj ka vënë theksin se mbështetja duhet të jetë e pakursyer për ta deri në përfundim të kësaj beteje.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës, edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, por edhe për rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”, tha Stoltenberg.

Beteja shumë e fortë është përqënduar në Severodonetsk, ku Serguii Gaidai, guvernatori i Lugansk tha se janë gati për të përballuar edhe “më të keqen”.

Në Severodonetsk, forcat ruse dhe ukrainase përleshen në rrugë, ndërsa në Lyssychansk zjarri i artilerisë ruse është i përhershëm, pothuajse 24 orë në ditë

“Në Lysytchansk, ka shenja të përgatitjeve për luftime në rrugë: ushtarët po hapin gropa dhe po montojnë tela me gjemba, dhe policia po vendos automjete të djegura nëpër rrugë për të ngadalësuar trafikun. Jeta është shumë e vështirë për 10% të banorëve të Lyssytchansk, të cilët mbetën në qytet në bodrume, pa rrjet telefonik, ujë të rrjedhshëm apo energji elektrike”, tha ai.

Nga ana tjetër, është e vështirë për të pasqyruar një panorama të qartë edhe sa i përket shifrave. Teksa nuk ka një numër konkret se sa janë të evakuuarit, Ruisa pretendon se ka evakuuar mbi 1.9 milionë ukrainas, përfshirë 307,000 të mitur.

“U evakuuan "pa pjesëmarrjen e autoriteteve ukrainase, 29.733 persona nga zonat e rrezikshme", ka thënë kreu i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Mbrojtjes së Rusisë, Mijaìl Mìzintsev, për agjencinë Sputnik.

"Ne nuk do t'ia japim jugun askujt". Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh në Telegram , pasi u kthye nga vizita e djeshme në jug të vendit, në Mykolaiv dhe Odessa, dy qendrat strategjike në Detin e Zi, ku u takua me trupat.

 "Ne nuk do t'ia japim jugun askujt, do të kthejmë gjithçka që është e jona dhe deti do të jetë ukrainas dhe i sigurt", thotë Zelensky duke iu drejtuar popullit të tij.

 Presidenti shtoi se ai kishte folur me trupat dhe policinë gjatë vizitës.

"Disponimi i tyre është i sigurt dhe nuk ka dyshim në sytë e tyre se Ukraina do të fitojë luftën kundër pushtuesve rusë," tha ai.

Ndëkohë,Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të heshtin Rusinë ndërkombëtarisht. 

“SHBA-ja po punon që Rusia të mos ketë të drejtë të shprehet në çështjet ndërkombëtare, sepse ajo respekton rregullat e shpikura nga SHBA. Mendoj se po e kuptojnë shumë mirë se nuk do t'ia dalin mbanë”, tha Lavrov.

Disa komandantë të batalionit ukrainas Azov, të cilët u dorëzuan në Mariupol,  janë dërguar në qendrën e paraburgimit Lefortovo në Moskë.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Ruse e Lajmeve "Tass", duke cituar një burim në forcat e sigurisë, pa specifikuar identitetin e të arrestuarve. 

Më parë ishte zbuluar se zëvendëskomandanti i Azov, Svyatoslav Palamar, i quajtur "Kalina2, dhe komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës ukrainase, Sergey Volynsky (" Volyn "), ishin transferuar në Rusi. 

Më shumë se një mijë ushtarë ukrainas të kapur në Mariupol janë transferuar në Rusi dhe një pjesë tjetër e të burgosurve ukrainas duhet të sillen së shpejti në Federatë, shtoi burimi Tass, duke argumentuar se mund të ketë më shumë se 100 në Moskë , duke përfshirë mercenarë të huaj që u dorëzua në Azovstal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Zelensky: Nesër fillon një javë historike, do të kemi një përgjigje nga BE

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në videon e fundit të publikuar në rrjetet sociale kujton se gjatë javës do bëhet e ditur përgjigja nga Bashkimi Evropian për statusin kandidat të Ukrainës duke e cilësuar si një javë historike.

“Nesër fillon një javë historike, një nga më të rëndësishmet që nga viti 1991. Ne tashmë kemi një vendim pozitiv nga Komisioni dhe në fund të javës do të kemi përgjigjen nga Këshilli Evropian”, tha Zelensky.

Ora 18:12
Mediat ruse: Komandantë të batalionit ukrainas të fabrikës së çelikut të Mariupolit po transferohen në burgun e Moskës 

Disa komandantë të batalionit ukrainas Azov, të cilët u dorëzuan në Mariupol,  janë dërguar në qendrën e paraburgimit Lefortovo në Moskë.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Ruse e Lajmeve "Tass", duke cituar një burim në forcat e sigurisë, pa specifikuar identitetin e të arrestuarve. 

Më parë ishte zbuluar se zëvendëskomandanti i Azov, Svyatoslav Palamar, i quajtur "Kalina2, dhe komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës ukrainase, Sergey Volynsky (" Volyn "), ishin transferuar në Rusi. 

Më shumë se një mijë ushtarë ukrainas të kapur në Mariupol janë transferuar në Rusi dhe një pjesë tjetër e të burgosurve ukrainas duhet të sillen së shpejti në Federatë, shtoi burimi Tass, duke argumentuar se mund të ketë më shumë se 100 në Moskë , duke përfshirë mercenarë të huaj që u dorëzua në Azovstal.

Ora 17:55
Lavrov: SHBA dëshiron të heshtë Rusinë, por do të dështojë


"Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të heshtin Rusinë ndërkombëtarisht", deklaroi Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov. 

“SHBA-ja po punon që Rusia të mos ketë të drejtë të shprehet në çështjet ndërkombëtare, sepse ajo respekton rregullat e shpikura nga SHBA. Mendoj se po e kuptojnë shumë mirë se nuk do t'ia dalin mbanë”, shtoi Lavrov.

Ora 11:14
Ukraina po fsheh informacion nga SHBA, ja arsyeja

Pavarësisht nga ndihma masive e ofruar deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë njohuri për lëvizjet dhe strategjitë e ushtrisë ruse sesa ato të planifikuara nga shtabi i përgjithshëm ukrainas. Këtë e kanë bërë të ditur disa burime të mirëinformuara për Neë York Times. 

"Ne dimë më shumë për strategjinë e rusëve sesa atë të aleatit tonë ukrainas", ankohen burime brenda agjencive.

Dyshohet se Kievi frikësohet se ekspozimi i dobësive të tij mund të ngadalësonte dërgimin e armëve nga partnerët perëndimorë.

Ora 10:14
Zelensky: Nuk do t'ia japim jugun askujt! Në sytë e ushtarëve shoh që Ukraina do fitojë

"Ne nuk do t'ia japim jugun askujt". Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh në Telegram , pasi u kthye nga vizita e djeshme në jug të vendit, në Mykolaiv dhe Odessa, dy qendrat strategjike në Detin e Zi, ku u takua me trupat.

 "Ne nuk do t'ia japim jugun askujt, do të kthejmë gjithçka që është e jona dhe deti do të jetë ukrainas dhe i sigurt", thotë Zelensky duke iu drejtuar popullit të tij.

 Presidenti shtoi se ai kishte folur me trupat dhe policinë gjatë vizitës.

"Disponimi i tyre është i sigurt dhe nuk ka dyshim në sytë e tyre se Ukraina do të fitojë luftën kundër pushtuesve rusë," tha ai.

B.K./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 19/06/2022 10:31

    O zelensky nuk fitohet lufta vetem me propagande dhe mashtrime por duhen kellqe , qe ju nuk i keni prandaj mos e vri popullin kot por largohu nga Ukraina !

    Përgjigju
    • Den: 19/06/2022 21:16

      I paguan ambasada ruse keta plehrat,komentues Lufta nuk fitohet po nuk luftove dhe te derdhesh gjak.Ai komb qe nuk i reziston pushtuesit,nuk meriton te ekzistoje

    • Shaqo: 19/06/2022 13:26

      O Hako, nuk i delet zot vendit kur mijra vete vriten, zhelenski pas lufte do te marre flete nderi, por ata qe humbin jeten, si i behet, amerika do nje rusi te dobet ne kurriz te jeteve te Ukraines, usa kundershton pranine ushtarake ruse be nikaragua, vete do te futet ne zemer te rusise. Duhej ruajtur statusquoja.

    • Tarrasi: 19/06/2022 13:18

      Hajde kanar hajde

    • Hako: 19/06/2022 11:05

      Epo nuk jane te gjithe si Ahmet Zogu.Ka nga ata qe i dalin zot vendit dhe detyres qe kane marr persiper.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)