/ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet sot për herë të parë në Ukrainë ndërkohë që vendi është pre e një konflikti të përgjakshëm me rebelët prorusë, nën sfondin e një krize të paprecedentë me Rusinë fqinje e akuzuar se mbështet ushtarakisht këta separatistë.
Stoltenberg dhe presidenti ukrainas Petro Porochenko do të shkojnë sot në mbrëmje në një zonë ku stërviten ushtarakë në perëndim të Ukrainës për të asistuar në një ushtrim ku marrin pjesë më shumë se 1 000 forca të shpëtimit të ardhura nga 13 vende.
Nesër, Stoltenberg dhe Poroshenko do të jenë të praniashëm në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes së Ukrainës.
NATO-ja, ashtu si Kievi, Uashingtoni dhe BE-ja, ka akuzuar disa herë Rusinë se po mbështet me armatime dhe trupa separatistët prorusë, ndërkohë që Moska përgënjeshtron fuqishëm.
/Shqiptarja.com