Stoltenberg: Ukraina në 10 vite të jetë pjesë e NATO-s, ta mbështesim me armë

Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh optimist se shpreson se Ukraina do të mund t’i bashkohet aleancës ushtarake brenda dhjetë vjetëve të ardhshme. “Vërtet shpresoj se Ukraina do të bëhet aleat”, tha Stoltenberg duke iu përgjigjur pyetjes për zgjerimin e mundshëm të NATO-s në dhjetë vjetët e ardhshme. Ai u bëri thirrje aleatëve të NATO-s ta furnizojnë Ukrainën me më shumë armë dhe municione për t’i ndihmuar ta mposhtë pushtuesin rus. “Sa më e madhe që të jetë mbështetja, aq më shpejt do të përfundojë lufta”, theksoi ai.

Liderët e NATO-s do të takohen javën e ardhshme në Uashington, për të kremtuar 75-vjetorin e themelimit të aleancës, ku pritet të konfirmojnë tjetër mbështetje për Ukrainën. Kievi ka kërkuar të anëtarësohet në NATO që në vitin 2008. Presidenti i  Volodymyr Zelensky, deklaroi pak kohë më parë se Kievi duhet të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s në samitin e Uashingtonit, pasi dështoi të marrë ftesën në samitin e 2023-ës në Vilnius, pavarësisht lobimit.

Çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO do të diskutohet në Samitin e Uashingtonit dhe do jetë pjesë e deklaratës përfundimtare. NATO-ja ka qenë e prerë se Ukraina nuk mund t’i bashkohet asaj derisa lufta është duke vazhduar, sepse vendet anëtare nuk duan të zhyten në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Ndërkaq dy aleatët e afërt serbi dhe Rusi, janë përplasur së fundmi për çështjen e armëve serbe që kanë përfunduar në Ukrainë, çka ka n inatosur Moskën. Mediat serde konfirmojnë se Putin nuk i ka hapur telefonin Vuçic.  Por vet putin i ka hedhur poshtë këto zëra duke nënvizuar se marrëdhëniet me Rusinë janë shumë të drejta. 

Ndërkohë presidenti serb Vuçiç reagoi lidhur me shkrimin në median serbe duke thënë e marrëdhëniet me Moskën janë të mira. “Sa herë që Presidenti Putin shprehte dëshirën për të biseduar dhe takuar  njeri-tjetrin, përgjigja ime ishte pozitive, sa herë që shpreha dëshirën për të folur me presidentin Putin, përgjigja e tij ishte pozitive”, ka shkruar Vuçiç.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024 në 'Minuta Zero'/ Albert Karriqi: Ndërrimet i dhanë ritëm Gjermanisë! Ndeshja më e mirë e tyre

Euro 2024 në 'Minuta Zero'/ Albert Karriqi: Ndërrimet i dhanë ritëm Gjermanisë! Ndeshja më e mirë e tyre