Stop Informaliteti/ Qytetarët denoncojnë 411 shkelje, bllokohen karburante, lokale, e hotele

Stop Informaliteti/ Qytetarët denoncojnë 411 shkelje, bllokohen karburante, lokale, e hotele

Aksioni anti-informalitet po vijon me 'dorë të hekurt' kundër të gjithë atyre bizneseve që bëjnë shkelje dhe që kryejnë evazion fiskal. Së fundmi falë bashkëpunimit me qytetarët nëpërmjet aplikacionit 'Stop Informaliteti' në vetëm 48 orë nga lançimi, ka patur 411 denoncime. Nga këto denoncime të qytetarëve janë bllokuar pika karburanti, banesa që lëshonin dhomat me qira për pushuesit, lokale, e hotele. Ka qënë kryeministri Rama i cili ka shpërndarë  fotot e subjekteve  të bllokuara me shiritin tatimor, si dhe subjektet e tjera që janë denoncuar nga qytetarët.

Denoncimet kanë qenë nga më të ndryshme duke filluar, nga pika e karburanteve, hotele, markete, pastiçeri, servise celularësh, linjë autobusësh. Këto bllokime vijnë në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin tonë, duke nisur nga cilësia e karburanteve e deri tek zaptuesit e bregdetit. Nga ky aksion janë bllokuar qindra biznese që kryenin evazion fiskal, janë bllokuar pika karburantesh nga më të mëdhatë në vend si dhe restorante që nuk lëshonin kuponin tatimor.

Me anë të një statusi të bërë publik kryeministri Rama bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë në aplikacionin e lançuar  çdo shkelje.

"Në vetëm 48 orë nga dalja e aplikacionit STOP INFORMALITETIT, numri i denoncimeve të qytetarëve ka shkuar në 411 Faleminderit të gjithëve për kontributin e çmuar. 5510 qytetarë kanë shkarkuar në këto 48 orë aplikacionin STOP INFORMALITETIT në smartfonin e tyre. Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…. Shkarkoje edhe ti dhe bëj pjesën tënde të vogël për të mirën e madhe të vendit e të shoqërisë, duke denoncuar çdo abuzues që të del përpara. Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave të tua personale 100% i garantuar" shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 23/08/2019 14:37

    Gabim shteti qe u mbyll bizneset te filloj arrestimet me keta zagar qe spagujn tatimet..!

    Përgjigju
  • populli: 23/08/2019 14:17

    garantoni cilesine e ushqimit, te ujit, te ajrit dhe te karburantit.. Mos u merrni me spiunlleqe se nuk fitoni gje.. kur te mbaroni me keto meruni dhe me arsimin e shendetesine kur te mbaroni keni bere shtet

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 23/08/2019 11:57

    Rrofte Partia Socialiste me ne krye komandantin tone shokun Edi Rama.

    Përgjigju
  • Tirana: 23/08/2019 11:19

    Bej çfaqje Edi Rama te erdhi dita! Gjen ca varfanjake dhe i mbyll biznesin! Populli po fryet nuk eshte larg perdredhja e qafes!!

    Përgjigju
  • Populli: 23/08/2019 09:19

    Ca Jan kto mer o shtet leshi nuk shef ti gja se ca bohet ktu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)