Lazio është fituesja e Kupës së Italisë për këtë vit, duke mposhtur në Stadio Olimpico Atalantën me rezultatin 0-2. Dy gola të vonë të lacialëve do t'i jepnin kryeqytetasve trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali. Atalanta është padiskutim skuadra surprizë e këtij viti. Ajo momentalisht renditet e 4-ta në kampionat, duke siguruar një vend për në Champions League nëse reziston në dy ndeshjet e fundit.
Lazio e cila renditet 4 vende më poshtë se Atalanta, duke përfituar dhe nga faktori fushë, pasi stadio Olimpico rastësisht është dhe stadiumi ku Lazio luan ndeshjet do të fitonte këtë finale. Golat do të shënoheshin nga Sergej Milinkovic-Savic në minutën e 82' dhe Joaquin Correa në minutat e fundit.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u përballën dhe dy shqiptarë. Gardiani i portës së kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha doli fitues nga ky duel pasi mbajti portën të paprekur për 90 minuta ndëra mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti u aktivizua për 90 minuta por nuk arriti dot të fitojë sot.