Strasburgu çimenton Reformën në Drejtësi në Shqipëri

Strasburgu çimenton Reformën në Drejtësi në Shqipëri

Gjykata e Strasburgut ka hedhur poshtë ankesën e parë nga një gjyqtare e skualifikuar nga procesi vetingut në Shqipëri, duke dekurajuar kështu, dhjetëra dosje që presin në radhë në Strasburg, qyshkurse vetingu filloi të funksionojë.

Vendimi ka rëndësi politike mbi integritetin e procesit të reformës në drejtësi, pasi kolaudon vendimet e marra si të drejta dhe certifikon një proces i cili ka plot boshllëqe, të cilat mund t’i kushtonin shumë procesit, nëse krijohej precedenti i fitores në Strasburg.

Së pari, vendimi legjitimon procesin e vetingut, i cili ka kaluar përmes shumë debatesh të ashpra politike dhe herë pas herë nuk është se nuk janë të arsyeshme dyshimet ndaj vendimeve.

Procesi i vetingut i cili kryesisht është fokusuar vetëm tek pasuritë e pajustifikuara, duke lënë në hije elementët e tjerë të procesit, tregon se dhe me kaq probleme sa është bërë, është i qëndrueshëm, i besueshëm, dhe i certifikuar nga një gjykatë europiane.

Kjo ka shumë rendësi, pasi gjithë presioni i kundërshtareve të reformës në drejtësi bazohej pikërisht tek përpjekja për të delegjitimuar këtë proces.

Së dyti, vendimi dekurajon një masë te madhe gjyqtarësh e prokurorësh, të cilët duke shpresuar tek një trajtim formal nga Strasburgu, kërkonin të rifitonin të drejtën për kthim në sistem, çka do të ishte fundi i reformës në drejtësi dhe kthim në pikën zero me revansh të njerëzve problematik.

Ky vendim i hap rrugë forcimit të autoritetit të reformës në drejtësi dhe krijon pasiguri për të humburit nga vetingu.

Së treti, vendimi i Strasburgut është një goditje e rëndë politike për presidentin në detyrë Ilir Meta, kreun real të opozitës Sali Berisha dhe një fluks mbështetësish të tyre, të cilët qëndruan pas skemës së ankimit në Strasburg, me qëllim që të kishin një justifikim perëndimor për të nisur përpjekjet për zhbërjen e reformës në drejtësi.

Segmente të Partisë Demokratike, ish- avokatë të saj në Gjykatën e Strasburgut dhe disa nule juridike të PD e LSI, u kthyen në zyra konsulencash, për këtë proces në Strasburg, me shpresë se do fitonin një betejë politike kundër reformës.

Ky vendim është një shuplakë e fortë në kohën e duhur, për të gjithë ata që mendonin se deforma në drejtësi e ofruar nga Perëndimi në Shqipëri mund të rrëzohej duke përdorur Perëndimin.

Përkundrazi, ky vendim fuqizon besimin tek reforma në drejtësi si rruga e vetme, me të cilën duhet të ballafaqohen të gjithë.

Sot në Strasburg kanë humbur të gjithë ata që shpresonin se reforma në drejtësi do të ndëshkohej dhe do fillonte fundi i saj. Në fakt filloi fundi i tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite