Strategjia e BE, Gjosha:
Tren i humbur për Shqipërinë

Strategjia e BE, Gjosha:<br />Tren i humbur për Shqipërinë<br>
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjasha, ka komentuar në studion e Report Tv strategjinë e Bashkimit Evropian për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, ku theksi vihej te dy kushtet bazë, shteti ligjor dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes vendeve kandidate.

Gjosha vlerësoi strategjinë, duke thënë se për herë të parë flitet për reformim të thellë të vetë BE dhe rikonfirmohet influenca që BE do duhet të ketë në Ballkan. Sipas saj, kjo është strategjia e duhur për t’u bërë pjesë e BE, pasi tashmë gjithçka do bëhet bazuar në meritë, si dhe përjashtohen anëtarësimet në bllok.

“Për herë të parë flitet për reformim të thellë të vetë BE. Rikonfirmohet influenca që BE do duhet të ketë në Ballkan. Ballkani Perëndimor i kthehet çështjes së stabilitetit, por këtë herë ndryshe, jo duke i qëndruar në krah qeverive për t’i hënë çojeni deri në fund mandatin, e shikon stabilitetin duke rikthyer në vëmendje çështjet e korrupsionit, të së drejtës. Tani ai vjen me një plan aksion të detajuar”, tha Gjosha.

A është strategjia e duhur?
Mendoj se po. Është një proces i bazuar në meritë. Sot strategjia e bën të qartë që nuk do të ketë anëtarësime në bllok, por mbi meritë dhe kushtet e vendosura nga KE dhe vendet anëtare. Kjo e bën punën e Ballkanit Perëndimor shumë më të vështirë, ku ata duhet të vendosin të zgjidhin mosmarrëveshjet me vendet e tjera. Nuk mund të mbartësh këto mosmarrëveshja t;ja shtosh BE. Kërkohet reformim i BE, një forcim i institucioneve të BE dhe mënyrës si funksionon vetë BE sot. Kjo është një nga risitë që përmendet në strategji, një risi që i shërbejë dhe vetë Ballkanit Perëndimor.

Dua të ndalem te një pjesë e strategjisë, kemi një ndarje të vendeve në disa blloqe. Vendet e para, lider në rajon, si Serbia e Mali i Zi. Këto dy vende tani kanë një datë të qartë, 25. Për fat të keq, Shqipëria e ka humbur këtë trend.

Për Shqipërinë flitet vetëm me një fjali, ku thuhet se KE do rekomandojë çeljen e negociatave bazuar mbi plotësimin e kushteve.

Pse duhet të jemi skeptikë për reformën në drejtësi?
Gjithçka bazohet mbi Kushtetutën, implementimi i reformës në drejtësi varet nga mënyra si zbatojmë ne ligjet e Kushtetutën. Nëse ata nuk zbatohen, është një rrugë pa krye për shqiptarët. Këtë ka zgjedhur sot qeveria, ka zgjedhur një kryeprokurore në shkelje të hapur të Kushtetutës. E ka zgjedhur pa Vetting, që ishte një ndër kushtet kryesore që kishim. Shqipëria vlerësohet për faktin se sa e respekton Kushtetutën dhe ligjet.

Strategjia, a është në favor të Ballkanit Perëndimor?
Fakti që strategjia jep një datë do të thotë se ka marrë parasysh një zgjerim të mundshëm brenda kësaj date të Serbisë dhe Malit të Zi. Ka një motivim për të përmbushur kushtet që të bëhen pjesë. Pjesa tjetër do duhet të përthithë sa më shumë nga ajo që thuhet në strategji. Së pari, shteti ligjor, për të implementuar një reformë në drejtësi me korrektësi dhe për të vendosur drejtësinë e munguar, për një administratë jo politike.

Shqipëria dhe vendet e tjera do jenë pjesë e një diskutimi që ka të bëjë me emigracionit, do duhet të bashkëpunojnë me BE për një shkëmbim informacioni. Do kemi mundësi të përfitojmë nga ana ekonomike. Kemi të bëjmë me projekte të ndryshme në infrastrukturë dhe energji. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe gjithë problemeve me fqinjët.

Ajo që mbetet e pa qartë është anëtarësimi, apo afatet që ne i kemi kërkuar prej shumë kohësh, sepse do të na motivonin më shumë, sot fatkeqësisht nuk e kemi.

Si shihet progresi i Shqipërisë?
Është vështirë të përcaktosh, kemi të bëjmë jo vetëm me KE, por dhe me atë çfarë perceptohet nga vendet anëtare, shumica e të cilave janë skeptike, për probleme që kanë të bëjnë jo vetëm me reformën në drejtësi, por dhe me krimin e organizuar, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Skepticizmi është rritur, nëse nuk punohet për të përmirësuar imazhin e vendit, për të treguar seriozet në punën tonë, për të realizuar dy-tre pika kyçe, mendoj se seriozitet mungon, arroganca është ajo që shohim çdo ditë.

Cili është roli i opozitës së politikës shqiptare sa i përket këtij raporti?
Kur të bëhet publik dhe të sqarohet strategjia ndoshta do të ketë dhe deklarata nga spektri opozitar. Kam pritur të themi të gjithë bashkë që ne e duam çeljen e negociatave. Mundësia për të bërë bashkëpunim është aty, mungon vetëm vullneti politik. Do doja që kjo çështje të ngrihej nga i gjithë spektri opozitar. Strategjia flet për një shans të humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mesazhet e Ramës për t'u bashkuar...
Nuk është e njëjta thirrje, sepse nuk ka sinqeritet brenda. Nëse do kishte sinqeritet opozita do të ishte aty për të zgjidhur çështjet.

Reagon qeveria gjermane për strategjinë: Kandidatët kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara...
Ka rikonfirmuar atë që thotë strategjia. Ata janë në të njëjtin qëndrim, qëndrimi është shumë i fortë. Sot sytë nuk do të mbyllen më, BE do jetë aty për të monitoruar të gjitha çështjet që diskutohen në strategji. Monitorimi do të jetë dyfish dhe vendet anëtare do duhet të bëjnë shumë herë më shumë.

Negociatat do të çelen?
Është shumë evazive. Nga ajo që është shprehur në strategji mbetet e paqartë, nëse kushti për Vettingun ka filluar të japë rezultatet. Ajo tregon qartë që KE nuk është ende i bindur për ecurinë. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore