Strategjia vjeshtë-dimër për Covid19, PD: Plani i qeverisë qesharak, asgjë konkrete

Strategjia vjeshtë-dimër për Covid19, PD: Plani i qeverisë qesharak, asgjë konkrete

Bardh Spahia

Ish deputeti i PD-së Bardh Spahia ka deklaruar se prononcimi i Ministrisë së Shëndetësisë për strategjinë e Covid19 vjeshtë-dimër ishte qesharak dhe pa nja plan konkret masash.

Sipas tij, ministrja Manastirliu nuk dha asnjë shifër konkrete për numrin e shtretërve, specializimin e personelit dhe numrin e tamponëve. Spahia tha se qeveria po tallet me qytetarët dhe nuk është e aftë që t'i mbrojë ata.

"Me nje organizim qesharak e te kompleksuar per mungesen e nje strategjie apo plani masash te vertete, nje aktivitet i montuar keq ne zyrat e Rilindjes, ku vetem EKSPERTE nuk u degjuan te flisnin, ministrja e shendetesise pretendoi te paraqiste ate qe e quajti "strategjia e testimit vjeshte-dimer" por qe ne fakt ishte ilustrimi i mediokritetit, paaftesise dhe vullnetit morboz per te mashtruar qytetaret me fraza te pergjithshme propagande, pa as edhe nje gje konkrete. Asnje shifer se sa eshte numri i shteterve te mirepajisur per vjeshte-dimer? Kur do jene te pajisur 2 spitalet - legjende e propagandes, Covid3 e 4? A do jete i specializuar e i trajnuar personeli i tyre pasi deri sot asgje nuk eshte bere ne kete drejtim. Sa tampone keni gjendje, sa do te sigurohen per muajt e ardhshem, sa eshte kapaciteti per leximin e ketyre testeve, pse nuk shtohen paisjet e sa do shkoje numri i testimeve, me qe pas 6 muajsh u kuptua me ne fund se duhen rritur? Sa do jete numri i testeve serologjike e si do perzgjidhen kategorite per testim? Akoma sot, 7 muaj prej fillimit te kesaj emergjence thoni "do të" testojme shtresat me rrisk te larte! Sa teste te tilla jane bere deri sot dhe a kemi nje ide te shtrirjes se Covid-19? Pse zonja ministre vazhdoni te fshihni qe nga fillimi i pandemise si sasine ashtu edhe prejardhjen e tamponeve, me shume se 60% e te cileve dalin fals negativ? Nese e quani strategji ate rremuje fjalish te montuara keq ne zyrat tuaja, ku e keni koston e saj? Sa do kushtojne ato pergatitje e sa fonde do levrohen? E verteta e hidhur eshte se Edi Rama pasi deshtoi me fazen e mbylljes, te cilen e coi dem, pa marre masa e investuar, po e le situaten ne renie te lire dhe shpresa e vetme eshte imuniteti dhe kujdesi i vete qytetareve! As numri i viktimave e i te infektuarve (jo real per shkak te numrit te ulet te testimeve), as e panjohura qe na pret muajt e ardhshem, sjellja Covid 19 dhe e virusit te gripit stinor, nuk ia prishin komoditetin e pushimeve kryeministrit me te papergjegjshem qe ka patur ndonjehere ky vend! Nuk ka vullnet te angazhohet per te mbrojtur qytetaret e vet! Paaftesia dhe makuteria mbeten tiparet e pandryshuar te Edi Rames, si kosto e rende per shqiptaret prej dites se pare ne karriken e kryeministrit", shkruan Spahia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gazi: 18/08/2020 13:29

    E leshoj nje pordhe edhe sot Bardhi

    Përgjigju
  • Tosi: 18/08/2020 13:08

    Ti djali i doktor masakres se 2 prillit ne shkoder mos u ngref kot si gjel gaduf. Me programin e dimrit po merret prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri.

    Përgjigju
  • DAJ CENI: 18/08/2020 10:06

    Po ku ka me qesharak se ty o cun i babit

    Përgjigju
  • ÇUNI SPIUNIT: 18/08/2020 09:46

    O O ÇUNI I SPIUNIT ALI SPAHIJA PO MJAFT MOR BUR SE JE BO BAJAT TU LEF PËR DIT O KONE. MOS U LODHNI KOT SE POPULLI JU NJEF KUSH JENI O ÇUNI SPIUNIT.

    Përgjigju
  • O tej: 17/08/2020 22:44

    O spiuni i SHQUPIT o i biri Badhkepuntorit te Sigurimit te Shtetit

    Përgjigju
  • tani: 17/08/2020 21:29

    ky person eshte budalla komplet.Nuk ja vlen te merresh me te,njelloj si ti flasesh murit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja