Stream Oil: Qeveria shqiptare
nuk po na heq licensën

Stream Oil: Qeveria shqiptare<br />nuk po na heq licensën
TIRANE-  Kompania kanadeze Stream Oil & Gas u është përgjigjur zërave për fillim të procesit të heqjes së licensës, duke përditësuar të dhënat për pagesën e rentës minerare ndaj shtetit shqiptar.

Stream deklaroi se lajmi në media se Albpetrol ka filluar procedurën e heqjes së licensës kompanisë për shkak të mospagesës së detyrimeve nuk është i bazuar.

Kompania thekson se, pas nënshkrimit të marrëveshjes fillestare me shtetin shqiptar më 2007, ky i fundit vendosi një vit më pas një taksë të re (renta minerare) prej 10%. “Sipas termave të Marrëveshjes fillestare, çdo taksë e re (përfshirë rentën minerare) do të përfshihet duke amenduar Marrëveshjen. Stream dhe Albpetrol kanë filluar ekzekutimin e këtyre amendamenteve, siç tregohet nga refuzimi i Albpetrolit për të marrë prodhimin paraekzistues”, thotë kompania.


Pak ditë më parë, në media u hap njoftimi se qeveria ka nisur procedurat për prishjen e koncesionit të parë të madh, i cili mesa duket do të jetë në fushën e naftës.

Sipas Top Channel ‘Albpetrol’, kompania publike që mbikëqyr koncesionet e naftës ka filluar zyrtarisht procedurat për të prishur marrëveshjen me kompaninë kanadeze “Stream Oil” për shkak të parregullsive në shlyerjen e detyrimeve financiare të përcaktuara me ligj. “Stream Oil” shfrytëzon 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollaj në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës.

Por ndonëse i shfrytëzon këto burime prej disa vitesh duke nxjerrë fitime, sipas ‘Albpetrol’, kompania kanadeze nuk ka paguar detyrimet që i rrjedhin nga marrëveshja koncesionare, posaçërisht ato të ndarjes së prodhimit.

Sipas Top Channel bëhej fjalë për 50 mijë tonë naftë, 10 milionë metër kub gaz, si dhe shumë fatura të tjera për energjinë dhe shërbime të tjera të përfituara nga kjo kompani, të cilat “Stream Oil” duhet t’i kishte derdhur në ‘Albpetrol’, por që prej vitesh nuk e bën. Sipas përllogaritjeve, vlera totale e dëmit shkon nga 30 deri në 35 milionë dollarë. “Stream Oil” është një kompani që në të shkuarën është denoncuar shpesh nga ish-opozita e majtë si e lidhur me qeverinë e atëhershme të demokratëve. Nisja e procedurave për heqjen e koncesionit të saj, përbën rastin e parë kur shteti tenton të anulojë një koncesion të madh me impakt të fortë në publik.

“Diskutimet e fundit me përfaqësuesit e Ministrisë kanë treguar se qeveria nuk synon të ndërmarrë ndonjë aksion kundër Stream”, deklaroi dr. Sotirios Kapotas, president dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun