U shpëtuan nga terrori talebanëve, mbërrijnë në vendin tonë 259 fëmijë, burra e gra afgane! Në total 903 të strehuar

Afganët në Shqipëri

TIRANË- 259 fëmijë, gra e burra janë larguar nga Afganistani dhe kanë mbërritur sot në Shqipëri, vendi që do të jetë për një periudhë të gjatë, atdheu i tyre i dytë pasi u hapi dyert në një kohë kur jeta e tyre ishte në rrezik nga regjimi taleban. Ata kanë mbërritur nga Mazari Al Sharif, një qytet në Afganistan duke e çuar në total numrin e afganëve të strehuar në Shqipëri në 903.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njëherazi edhe drejtuesja e Task-Forcës së ngritur specifikisht për ta, ka deklaruar se ky operacion për shpëtimin e tyre tregon edhe një herë se Shqipëria është serioze në përkushtimin e saj për t'iu shpëtuar jetën qindra qytetarëve afganë.

“259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, shkruan Ministria e jashtme.

'Qytet Studenti' ishte vendi i parë ku u akomoduan fillimisht afganët, i cili shërbeu vetëm si një vend tranzit, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit dhe më pas ato janë strehuar në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Ato do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

I.K./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritje pagash për mjekët, infermierët e mësuesit me 6% në vitin 2022, a është e mjaftueshme?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Komisioni "Becchetti", Basha: Pse gënjën Rama për sekret kur dokumenti është publik? Sepse ka frikë