As qiratë në zonat periferike të Tiranës nuk mund të konsiderohen më të lira, kjo pasi qiraja për një apartament 1+1 nis nga 300 euro në Fresk, ndërsa për 2+1 çmimet nisin nga 400 euro. Zonat më të kushtueshme janë nga Stadiumi Dinamo, Zona përreth Liqenit Artificial, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës apo zona rreth Air Albania.
Vala e shtrenjtimit nuk pritet të ndalet, pasi ekspertët gjykojnë se tregu po ndryshon, kërkesa është e lartë dhe nuk pritet të ketë rënie.
“Për qytetarët unë nuk besoj që do të jetë më e lehtë në vitet në vijim. “Unë besoj që në 10 vitet e ardhshme ajo që ne sot konsiderojmë Unaza e Madhe do të jetë Unaza e Vogël e Tiranës për shkak të zgjerimit dhe shtrirjes dinamike që Tirana tashmë ka. Do bashkohet Tirana me Durrës dhe do jetë më e kushtueshme”, thotë Orgest Beti.
“Unë them që për sa kohë ne do të jemi në nivelin dhe do të kemi mbi 12 milionë vizitorë të huaj, tek ne qiraja si zor të ulet”, shprehet Fatos Çoçoli.
Ndaj duhet të ketë poltiika sociale me kredi të buta, sidomos për të rinjtë për të garantuar strehim.
“Për të gjithë të rinjtë sidomos që t'i mbajmë këtu të shtohen kreditë e buta, të kemi një subvencion shumë të fortë edhe për qiratë e çifteve që rinj që duan të ndërtojnë jetën”, pohon Çoçoli.
Lajmi kryesor:
Strehimi po bëhet ‘luks’ qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në qiell! Ekspertët: Ka kërkesë të lartë, po ndikon turizmi por edhe kostot e rritura të ndërtimit








