“Që fëmijë kemi patur mace. E doja si motër, e fusja poshtë jorganit tinëz gjyshes sime”. Kështu e nis rrëfimin në emisionin “Një nga ne”, në Report Tv, Tereza Limani, gruaja që është shndërruar në shpëtimtaren e kafshëve.

Dashuria që ka për ta është e papërshkrueshme, ndaj kjo e ka shtyrë drejt një nisme të vështirë, por jo të pamundur. Prej 13 vitesh, kujdeset rregullisht për kafshët e braktisura në rrugë, disa prej tyre u ka ofruar edhe strehim në shtëpinë e saj. Aktualisht mban 10 qen dhe mace.

Puna si sanitare nuk i ofron të ardhura të mjaftueshme, por dhembshuria dhe bujaria që e karakterizon, ka bërë që ato të mos lihen në mëshirë të fatit. Ajo ka arritur të depërtojnë në botën e tyre dhe t’i kuptojë nevojat që kanë. Mes të tjerash na thotë se është kundër shitjes së kafshëve.

“Kafsha dhurohet, është një jetë. A blihet njeriu? Jo. Edhe kafsha nuk ka pse të blihet se është shpirt i gjallë. Ka rruga plot.”

Po si është bashkëjetesa me kaq shumë qen dhe mace? Çfarë duhet të dimë kur marrim kafshë nga rruga? Sa kushton të mbash një kafshë shtëpiake? Ndiqeni emisionin e plotë për më shumë.