TIRANE-Tetë muaj pas arrestimit është liruar nga burgu reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Ai u arrestua në 17 tetor të vitit të kaluar në një hotel në zonën e Linzës me armë dhe kokainë.
Gjatë kontrollit blic, Stresit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
Drejtësia e ka dënuar Stresin vetëm për armëmbajtje, ndërsa akuza për kokainën dhe grup kriminal ka rënë duke u dënuar me 3 vite burg nga gjykata.
Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai u dënua me 2 vite, ndërsa u lirua nga gjykata pas tetë muajsh burg me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri.
Por kjo nuk ishte hera e parë që Arkimed Lushaj prangosej për mbajtje armësh pa leje, pasi ai njihet edhe për përfshirjen e tij në sherre dhe konflikte të tjera.
Stresi përfundoi në prangat e policisë edhe në 13 prill të 2017, pasi u kap duke konsumuar kokainë në një lokal në Tiranë.
Ndërkaq, ai është arrestuar edhe disa herë të tjera, pasi qarkullonte me armë pa leje. Madje në disa raste reperi shqiptar i ka publikuar vetë foto me armë në rrjetet sociale.
-
Pershendetje stafit te shqiptarja. Ne populli ju lutemi shume mos nxirrni ne portale dhe mos beni personazhe Rrota K. si puna ketij.Keshtu do i sherbejme me mire te ardhmes dhe rinise. Ju lutem publikoheni keshtu si e kam shkruar pa censure.Sepse banaliteti im nuk eshte asgje perpara ketij K. te babes K. Faleminderit
Përgjigju-
Mister asnje shok ne burg nuk e ka dashur une e njoh mire jam punojes aty ,turp per mediat qe merren me kte drogmen
-
-
E ksne nxjerre qe ta bejne hero si xhajrn e vet. Ai tek komisariati ne tropoje, ky kush e di se ku. Mos i shani gjyqtaret, ky e ka ne gjak tradhetine, do kete spiunuar ndonje shokun e tij dhe e ksne nxjerre. Eshte i denuar politik hahahahaha
Përgjigju -
Interesante si nje njeri qe kapet me arm dhe kokain lirohet se nuk paraqet rezikshmerri, edhe pse sherret dhe konfliktet e meparshme thon ndryshe. nje drogaxhi me shum rrugeve.
Përgjigju -
Recodivist qe nuk perben rrezikshmeri?!
Përgjigju -
U lirua Stresi? . Kishim ra rehat nga era e hashashit ne lagje
Përgjigju-
Hahahah , merr nje kundragaz tani
-
-
Kur ke para mund te besh c'te duash Kur ske para te denojn me 10 vjet edhe per drita, pastaj shkruajne ne gjykata "Ligji eshte i barabarte per te gjithe"
Përgjigju -
Keshtu eshte kur gjykojn gjykatsit e Dr.rrumpalles seshte cudi. Kur do vij dita te zhduken keta lloj gjykatesish me kurse tre mujorshe??
Përgjigju -
E vivaaaaaa
Përgjigju -
Hajde robt ku ti keni me Gjykata prokurori Rilindje e PD e ca ju përmban pragu. Po si e nxorët nga burgu një plehrë të kapur me kokainës e me armë, kur dihet shumë mirë që ligji për armëmbajtje pa leje është deri 7 vjet burg,dhe ky turi m*ti bëri 7 muaj. Shtet muti trëmbeni nga një rëmbythje.
Përgjigju-
Po ca te hy ne xhep ty u lirua su lirua stresi o vlla boni sikur ju ka honger buken. Ju q flisni kshu per stresin doni vra me buk ngoj shifni mor punt tuja
-
Shum e vertet vlla. No koment...
-
KANE paguar gjykatesit dhe e kane liruar prapre korrupsioni eshte i gjalle. Duhej te vuante denimin e plote jo te lirohej sepse nuk ka rrezikshmeri. Ky eshte kriminel
-
E kan nxjerr ne kohe per protesta se zvogeluar numri
-
-
Tani do e bejne hero se keta janë protipet e shoqerise sot, dmth bajgat!
Përgjigju-
Si me Sajmir Tahirin si akuzohet per droge dhe njerzit e ben “hero”
-
-
drejtesi e madhe shume e shume djem qe nuk kane patur 20% te akuzave qe ka ky maskara jane denuar me vite te tera .dhe ky na del bukur besa.
Përgjigju -
Ky po qe eshte lajm
Përgjigju










Komente
Komento