Reperi Arkimed Lushaj u lirua nga burgu 8 muaj pas arrestimit të tij. I njohur me emrin e artit si Stresi, u arrestua në 17 tetor të vitit të kaluar në një hotel në zonën e Linzës me armë dhe kokainë.

Gjatë kontrollit blic, Stresit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Drejtësia e ka dënuar Stresin vetëm për armëmbajtje, ndërsa akuza për kokainën dhe grup kriminal ka rënë duke u dënuar me 3 vite burg nga gjykata.

Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai u dënua me 2 vite, ndërsa u lirua nga gjykata pas tetë muajsh burg me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri.

 Menjëherë ka reaguar në rrjetet sociale bashkëshortja e tij Kejsi Lushaj, e cila la Kanadanë për të vizituar në qeli bashkëshortin e saj. ‘Faleminderit Zot’ ka shkruar ajo në rrjetet sociale dhe më pas ka postuar një foto të stresit ku duket triumfues.

1/2