Stresi, “ligjërata” në rrjetet
sociale mbi profetin Muhamed

Stresi, “ligjërata” në rrjetet<br />sociale mbi profetin Muhamed
Reperi tashmë i njohur jo vetëm për muzikën, por edhe për bëmat e tij që bën herë pas here, këtë radhë na vjen me një mesazh të fortë. Stresi mund të jetë në rrugë për t’u bërë një mysliman i devotshëm. Këtë përshtypje na e ka lënë përmes një status të postuar në rrjetet sociale. Kujtojmë se, Stresi prej disa ditësh është në ndjekje për shkak të largimit të tij nga komisariati, duke rrezikuar pesë vite burg për këtë veprim të tij. Reperi problematic nga Tropoja ka postuar një fotografi të një xhamie në rrjetin social “Instagram”, të cilën e ka shoqëruar me një “ligjëratë” mbi fenë islame. Aty ai flet fjalë të mira për profetin, duke e mbyllur citatin e tij me thënien ja “pse të gjithë ne e duam Muhamedin Alejhi Selam”.

LIGJERATA

“Lajmeroje Boten se cili ishte Muhamedi Alejhi Selam! Është ai i cili i mbrojti të drejtat e njerëzimit 1400 vjet më parë. Ruajti të drejtat e burrit, gruas dhe fëmijës. Urdhëroi për dashuri dhe harmoni midis të afërmëve dhe fqinjëve. Ndërtoi raportet e bashkëjetesës ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve. Organizoi marrëdhëniet familjare, të cilat i garantojnë babait dhe nënës të drejta të mëdha mbi fëmijët e tyre. Ndaloi padejtësinë, thirri në drejtësi, dashuri, bashkim dhe në bashkëpunim për të mirën. Ndaloi nga veprat e këqija si vjedhja, vrasja, mashtrimi etj. Ftoi për të ndihmuar nevojtarin, për të vizituar të sëmurin dhe për të këshilluar njëri-tjetrin. Është ai i cili ndryshoi jetën dhe karakterin tonë nga i keq në të mirë. Pra a e kuptuat pse të gjithë ne e duam Muhamedin alejhi selam?”

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës