Reperi i njohur Stresi ka bërë sot një gjest madhështor.
Reperi ka surprizuar një fans të tij në ambientet e spitalit, ku ai ndodhet i shtruar.
Në videon e publikuar nga vetë Stresi, ai shfaqet duke hyrë surprizë në dhomën e fansit.
Ai fillon të qajë dhe Stresi që i drejtohet me shaka :"Qenka mirë ky!".
"Nese ke mundesi me bo mire boje. Kjo shkon per te gjithe ju koleget e mi mos pertoni po shkoni dhe sikur shpirterisht te jet suporti juaj do ti ndihmoj ata. Sherim sa me te shpejt. Zoti qoft me ty", shkruan Stresi.
Të gjithë shfaqen duke filmuar momentin dhe bie në sy infermierja që thotë me zë të lartë që të bëntë kujdes se pacienti kishte vigonin.
Stresi gjatë vizitës në spital
Komento