Studentët në Vlorë, në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Studentë nga qyteti i Vlorës kanë nisur një iniciativë sensibilizuese në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara, në kuadër të festës së Krsihtlinjdes dhe Vitit të Ri. Ata kanë bërë apel që fëmiëjt me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë të ndihmohen sa më shumë.
 
Të jemi pranë çdo personi qoftë ky i fundit edhe me probleme apo me aftësi të kufizuara”.

Kjo ka qenë nisma e një grup studentësh nga Vlora të cilët ndjekin sudimet e tyre në Tiranë apo edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë.

Të ndihmojmë sadopak fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të japim një apel kudo që ka mundësi të ofrojë sadopak ndihmë apo çdo gjë në mënyrë që të jetë një ditë ndryshe edhe për këta të fundit.

Ata kanë zgjedhur pikërisht qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuara ku me disa ndihma humanitare ata kanë kaluar 25 dhjetorin lindjen e Krishtit me këta fëmijë.

Ata bëjnë apel edhe qeverisë vendore apo qëndrore që ti ndihmojnë këta fëmijë në çdo ditë të vitit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)