Studentët protestues kishin njoftuar që më herët se për kryeministrin do të kishte surpriza pasi këta të fundit ishin përgatitur që të gjuanin sërish me vezë e miell drejt godinës së kryeministrisë. Për këtë ata kishin blerë edhe miellin e vezët. Por çfarë ndodhi që plani i studentëve nuk funksionoi?
Vendimi për “surprizë” ishte marrë nga studentët të cilët drejt fundit të protestës bashkë me pedagogët vendosën që të mos gjuanin me vezë pasi kjo do të kthehej në një protestë të dhunshme dhe ky nuk ishte mesazhi që donin t'i jepnin kryeministrit dhe klasës politike.
Mesazhi sipas tyre ishte ai i një proteste qytetare me fjalë të lirë e pa dhunë. Ky veprim sipas studentëve do të bëhet në protestat e ardhshme nëse nuk do të shfuqizohet ligji i arsimit të lartë.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com