Studentë dhe të punësuar, por fund muaji i gjen pa para! Studentja për Report Tv: Punoj ndihmëskuzhiniere, çmimet nuk përballohen

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës, ka krijuar vështirësi të mëdha ekonomike sidomos për studentët, të cilët edhe pse detyrohen të punojnë, fundi i muajit i gjen pa para. Për Report Tv ata tregojnë shpenzimet e shtuara dhe vështirësitë në menaxhimin e parave.

“Në momentin që jep lekun e kupton dhe thua prit një çik se dikur ka qenë kaq dhe tani është kaq, çfarë po ndodh dhe vjen fundi i muajit që nuk ia del dot me atë pagë që merr”, thotë studentja Ergisa Murataj.

Kjo është Ergisa Murataj. Paraditen ia kushton studimeve në gazetari, pasdite vesh uniformën e ndihmëskuzhinieres. Thotë se përpiqet të kursejë, por sa vjen dhe e ka më të vështirë të përballojë shpenzimet.

“Jam dhe me qira. Jemi student, duke u munduar të përshtatemi sa kështu ashtu, është pak vështirë. Unë ha jashtë, transporti fast food-i, të gjitha janë rritur. Normalisht që kuresjmë. Këto që nuk punojnë, e kanë të vështirë, detyrohen të marrin para nga shtëpia, shtëpia ka hallet e veta, plus rritja e çmimeve i ka vendos kapakun totalisht”, vijon ajo.

Studentin Erik Çalaj e gjetëm në hyrje të fakultetit Histori-Filologji së bashku me një grup tjetër studentësh nga ekonomiku duke protestuar. Ai e ka të vështirë ta përballojë jetesën larg familjes, ndaj sot zgjodhi protestën dhe jo mësimin.

 “Arsyeja është rritja e çmimeve dhe lëndëve që janë kryesore për një jetesë lëndëve minimale, rritja e naftës, gazit, benzinës sepse jemi dhe student kemi dhe halle të tjera, rritja vajit ,orizit Kafja dhe uji është rritur”, thotë Çalaj.

Studentët thonë se detyrohen të punojnë paralelisht me studimet që të mos u bëhen barrë prindërve. Ata paralajmërojnë se nëse nuk u plotësohen kërkesat për ulje çmimesh, do të vijojnë protesta.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaaa: 16/03/2022 16:55

    Po mi goc po....po te dalesh çdo nate ne pub e kafe nga blloku nuk te dalin....

    Përgjigju
    • pus: 17/03/2022 10:45

      Të lumtë Aaaa...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja