Studentët e arteve pamore mësim online, Ardian Isufi: Kontakti fizik në atelie është shumë i rëndësishëm!

Studentët e arteve pamore mësim online, Ardian Isufi: Kontakti fizik në atelie është shumë i rëndësishëm!

Artisti Ardian Isufi

Studentët e arteve figurative prej një viti po marrin leksione online. Vështirësitë, veçmas në degën e pikturës, multimedies dhe grafik dizajnit për pedagogët që duhet që të adaptohen me risitë teknologjike edhe artistët e rinj në rrethe nuk kanë munguar. Megjithatë, Ardian Isufi, e cilëson këtë moment, të duhurin, për ta shfrytëzuar pozitivisht

“Platforma që funksionoi në universitetin tonë, ka efekte pozitive edhe negative. Pozitive është vazhdimësia. Sa u përket arteve pamore kontakti në atelie është shumë i rëndësishëm. Ne kemi has shumë vështirësi në këtë aspekt. Mësimi në distancë duhet që të shfrytëzohet plotësisht. Problem ka qenë çështja e internetit që do një mbulim më të madh, se studentët nuk vijnë vetëm nga Tirana, por dhe nga rrethet. Mendoj se duke pas parasysh situatën e Covid 19 që ka ndikuar shumë në të gjitha marrëdhëniet tona, hap pas hapi elementi i mësimit online, sikundër edhe në botë, duhet të përmirësohet”, shprehet pedagogu Ardian Isufi.

Shpjegimi i leksioneve online për Ardian Isufin në mungesë të kontaktit fizik, është i vështirë, megjithatë ai mendon se prezantimi i diplomave më të mira në galerinë e këtij fakulteti ka qenë një tregues, se artistët nuk ndalën së bëri art as për shkak të pandemisë Covid 19

“Ka vështirësi, se element i kontaktit direkt me studentin edhe puna që bën studenti ka vendin qendror për një punë të pavarur. Në fund të vitit që shkoi, diplomat tona kanë qenë shumë dinjitoze, dhe studentët arritën të kenë diploma të një niveli shumë të lartë”, thotë Isufi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale